Kush e kërcënon ambasadoren Vlahutin? Qeveria i cakton 10 roje

Postuar më: 17 February 2017 15:11

Qeveria shqiptare ka miratuar sëfundmi një shtim të numrit të punonjësve të Gardës së Republikës të ngarkuar për ruajtjen e sigurisë fizike të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Në vendim shkruhet: “Nkuadër të marrjes së masave të shërbimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe rezidencës së Tij, ku kërkohet domosdoshmërisht ndryshim në menaxhimin e forcave, ndryshim në mënyrën dhe planifikimin e kryerjes së shërbimeve, si dhe shtesë në limitin e përgjithshëm të punonjësve të Gardës së Republikës me 10 punonjës, përkatësisht 2 punonjës niveli i mesëm, oficer dhe 8 punonjës niveli ulët, nënoficer”.

Nuk ka ende asnjë sqarim se pse janë shtuar masat për zonjën Vlahutin duke i caktuar 10 roje.

A është ndjerë e kërcënuar ambasadorja e BE në Tiranë? Dhe nëse po kush e kërcënon atë?

Këto përgjigje duhet ti japë zyra e delegacionit të BE por edhe Ministria e Brendshme që ka marrë këto masa tejet të larta sigurie për të…

Romana Vlahutin sefundmi ka blere vile ne Rolling Hills, nje zone kjo e sigurte. Keshtu tha edhe Maja Kocijancic, ndaj vendimi i qeverise perligj motivin e blerjes viles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *