Kalon ujërat territoriale, ndalohet gomonia me peshkatarë grekë

Postuar më: 17 February 2017 19:24

1487354173gomo

Policia kufitare e Vlorës ka ndaluar këtë të premte një gomone që ndodhej rreth 1 milje larg nga brigjet e qytetit, në ujërat tona territoriale.

Ndërhyrja e policisë u realizua rreth orës 14:25, pas informacioneve se në drejtim të të Ftelesë kishte hyrë një mjet lundrues grek, i cili po peshkonte.

Në vendin e ngjarjes, i njohur si Ishulli i Francezit, mbërritën forcat kufitare, të cilat ndaluan gomonen, me gjatësi rreth 5 metra dhe me emrin “Orion”, në bordin e të cilës udhëtonin dy vetë.

Këta të fundit janë identifikuar me inicialet A.F dhe S.F, atë e bir, përkatësisht 41 dhe 13 vjeç, të cilët janë ndaluar në kushtet e flagrancës.

Ndaj dy shtetasve grekë ka filluar procedimi penal për veprat “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “peshkim i ndaluar”.

Ndërkohë, mjeti lundrues i përdorur prej tyre, i pajisur me dy motorë të markave “Mariner” dhe “Suzuki”, me 40 dhe 25 kuaj fuqi, është sekuestruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *