E kujt është kjo shtëpi kaq e bukur?

Postuar më: 17 February 2017 08:52

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, James Belushi, ka hapur dyert e shtëpisë së tij për revistën “Architectural Digest”.

Revista shkruan se duket pak e habitshme të shohësh aktorin 62-vjeçar në një vilë me stil mesdhetar.

Vila gjendet në një lagje luksoze në Los Angeles.

Për këtë vilë kanë punuar arkitektët Oscar Shamamian dhe dizajneri Michael S. Smith.

Revista shkruan se James ka qenë gjithmonë tip punëtor.

Babai i tij emigroi në Çikago, ku edhe drejtoi një restorant.

James dhe vëllai, John, punuan të dy aty kur ishin adoleshentë.

“Aty e kam marrë etikën e punës,” thotë James.

E shoqja, Jennifer, thotë se gjëja e parë që kërkuan nga arkitektët ishte që shtëpia të ishte e ngrohtë.

Për emigrantin shqiptar, shkruan revista, kjo shtëpi është një shpërblim për një jetë të kaluar në punë.

“Nuk e kam ëndërruar kurrë një shtëpi si kjo,” thotë aktori.

“Gjithmonë punoja me atë që më dilte përpara, duke tentuar të fitoj një punë tjetër. Nuk e kam menduar kurrë. Tani shtrihem në krevat natën dhe mendoj: Përse duhet të shkoj në hotel kur kam një dhomë të tillë?”

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *