Gara presidenciale në Serbi, Nikoliç tërhiqet, mbështet Vuçiç

Postuar më: 21 February 2017 17:00

Presidenti nacionalist i Serbisë, Tomisllav Nikollic, ka thënë se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe se do ta mbështes kandidaturën e kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiç.

“Ne jemi pajtuar që të vazhdojmë së bashku ta udhëheqim vendin”,- u tha mbrëmë vonë zoti Nikollic, mediave lokale, pas takimit me Vuçicin, dhe ka shtuar se “ne do të diskutojmë për funksione pasi ne t’i fitojmë zgjedhjet”.

Partia Progresive populliste, më 17 të këtij muaji, e ka nominuar Vuçicin, i cili ka udhëhequr politikë për integrim evropian, që të jetë kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit, Nikollic dhe Vuçic kanë shprehur nevojën për “unitet” për t’i zgjidhur problemet rajonale dhe për t’i evituar krizat.

Megjithatë, në këtë deklaratë nuk theksohet në mënyrë të qartë se Nikollic nuk do të synoj mandatin e dytë në presidencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *