E tmerrshme/ Nëna rreh për vdekje djalin 3 vjeç: “S’pushonte së qari”

Postuar më: 17 February 2017 16:18

itali-ambulanca

Nëna e një të mituri 3 vjeç e 8 muajsh që mbërriti i vdekur në Poliklinikën e Modenas, ka pranuar se e kishte rrahur fëmijën ditën që ai ndërroi jetë brenda në shtëpin më 14 janar.

Shtypi lokal italian nënvizon se 27-vjeçarja e kishte pranuar faktin para hetuesve. “E rraha sepse bënte teka. Doja që të pushonte së qari por nuk e mendoja se mund të vdiste”, – ka pohuar nëna. Gruaja është për momentin e vetmja nën hetim për vrasje nga pakujdesia.

Hetuesit janë duke vlerësuar ende pozicionin e partnerit të saj, një shqiptar i arrestuar së fundmi për prostitucion, për të kuptuar nëse edhe ai e ka goditur fëmijën. Ditët e fundit, prokurorja Lucia Musti, në pritje të rezultateve të autopsisë, që për momentin janë të pjesshme, ka shpjeguar se fëmija ka pësuar një veprim të dhunshëm, aq sa i ka provokuar thyerje në pjesën e brinjëve i ndjekur nga një infeksion serioz.

 

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *