Basha: Fundin e protestës e vendosin qytetarët! SHBA ‘paralajmëron’

Postuar më: 17 February 2017 12:59

Të gjithë në protestëAmbasada amerikane paralajmëroi qytetarët e saj të qëndrojnë larg zonave ku do të mbahet protesta e opozitës e planifikuar të nisë nesër në orën 12:00.

Ambasada amerikane thotë se nuk ka njoftim për kërcënime specifike për shtetasit amerikanë, por se, edhe pse protesta parashikohen të jenë paqësore, mund të kalojë në konfrontime prandaj bën apeloi për të shmangur vendet ku do të ketë grumbullime.

Këto mesazhe janë të zakonshme nga ambasada amerikane për qytetarët e saj që ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë kreu i PD, Lulzim Basha tha se fundin e protestës e vendosin qytetarët.

Deri më tani dihet vetëm që protesta nis në orën 12:00.

“Fillimi i protestës është përcaktuar në orën 12:00.

Qytetarët do vendosin kohëzgjatjen e protestës, me fitorën e kauzës së tyre.

Dua të falenderoj mijëra qytetarë që më kanë dërguar mesazhe në telefon, në FB.

Dua t’i falenderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme për protestën e madhe,” tha Basha, duke shtuar se ajo do jetë “një shfaqje demokratike të forcës”.

“Nesër do u tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë, e cila do na mbështesë, se shqiptarët kanë të njëjtat vlera qytetare, të njëjtin përkushtim ndaj dinjitetit të tyre. Nuk thyhemi derisa të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Policia të mos provokojë, përndryshe do përballet me pasojat. Nesër do jetë një festë gjigande demokracie.

Ne do jemi me familjet tona”, u shpreh Basha, duke ftuar këdo që të jetë i pranishëm.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *