As Ronaldo nuk u reziston linjave të Jennifer Lopez, ia pëlqen Foton direkt pas ndeshjes

Postuar më: 16 February 2017 18:51

Jennifer Lopez është e njohur në gjithë botën për format e dëshiruara trupore.

Këngëtarja dhe aktorja ka shumë vite, që është veçuar për asetet në pjesën e pasme të fizikut të saj, prandaj në momente të caktuara, ajo vendos t’i verë në plan të parë.

Ashtu ka ndodhur edhe gjatë publikimit të një fotografie të realizuar nga Dita e të dashuruarve, kur 47-vjeçarja ka treguar të pasmet.

“Për mbrëmjen e kaluar… Veshja për Valentin. Padyshim e kuqe”, ka shkruar J.Lo në përshkrimin e fotografisë.

Në pak orë fotografia i ka marrë 1.2 milionë pëlqime, ndërsa personazhe shumë të njohura e kanë pëlqyer këtë imazh.

Në mesin e tyre është edhe Cristiano Ronaldo, i cili duket se sapo e ka përfunduar ndeshjen në Ligën e Kampionëve e ka hapur Instagramin dhe ka zgjedhur ta pëlqejë menjëherë fotografinë e Lopez.

Ndërkohë Jennifer Lopez dhe Ronaldo janë miq prej një kohe të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *