A ka kuptim protesta përpara ndeshjes elektorale?

Postuar më: 16 February 2017 09:29

Foto e Iljazajt, vere Lenci se me cmendiNga Ervis Iljazaj*

Protesta e thirrur nga opozita në datë 18 shkurt ka një paqartësi në objektin dhe qëllimin e saj. Kjo reflektohet edhe nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike në daljet e tyre televizive, ku shpeshherë gjenden në vështirësi për të shpjeguar ato. Duke qenë e tillë, me shumë gjasa kjo protestë do të jetë pak efektive në rezultatet e dëshiruara. Sepse nëse nuk e ke të qartë se për çfarë proteston, atëherë çdo kauzë e drejtë e protestës humbet në qëllimet jo reale dhe aspak të realizueshme të saj. Në këtë mënyrë është një harxhim energjie i pakuptimtë.

Po të shohim me kujdes, në të gjitha takimet që lideri i opozitës po zhvillon me qytetarët në qytete të ndryshme të vendit, njëherë iu bëhet thirrje qytetarëve nën shembullin rumun të mbushin sheshet, njëherë tjetër për keqqeverisjen dhe si përfundim për akuzën më të madhe të saj ndaj Qeverisë, atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të tria këto argumente kanë pak ose aspak ngjashmëri me njëra-tjetrën. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, nuk mund kurrsesi të realizohen në një protestë. Të tria këto motive eliminojnë njëra-tjetrën duke qenë se kanë objekte dhe mënyra të ndryshme për t’u realizuar.

Të kuptohemi, opozita ka të drejtën legjitime të kërkojë dhe të ketë të gjitha garancitë për një garë politike të ndershme, por kjo nuk është rruga. Sepse nuk janë qytetarët ata që mbrojnë votën e lirë, janë mekanizma të tjerë që opozita nuk po i përdor. As votimi elektronik, që propozohet nga opozita, i cili për shumë arsyes është një fantashkencë i propozuar kaq pranë zgjedhjeve. Kjo protestë me të drejtë mund të ketë si qëllim mobilizimin e elektoratit si një provë e përgjithshme përpara betejës elektorale, për të testuar aleatët aktualë dhe të mundshëm politikë apo për të forcuar akoma dhe më shumë liderin e saj brenda partisë që ai drejton.

Të gjitha këto janë legjitime, por nëse ngatërrohen me kauza të tjera, atëherë nuk realizohet asnjëra prej tyre. Për shembull, a ka kuptim të protestosh për keqqeverisjen dy muaj përpara zgjedhjeve?

Natyrisht që jo! Nëse Qeveria po qeveris keq, atëherë gjykimi i saj është shumë i afërt. Zgjedhjet janë në prag dhe aty kushdo mund të shprehet me votë ndaj punës së bërë deri më tani.

Protesta paqësore është legjitime dhe e rëndësishme për të kërkuar ndryshime që janë në duart e të tjerëve, si ligje, politika ekonomike dhe sociale, duke futur këtu edhe ndryshimin e individëve që janë në pushtet. Forca për të bërë ndryshime nëse është e nevojshme, për fat të mirë është në duar të votuesve pas pak ditësh dhe jo më në duart e politikës.

Mungon edhe diçka tjetër në të gjithë këtë histori. Është mungesa e alternativës për të bërë të besueshme kauzat e protestës. Sepse rebelimi i protestave duhet gjithmonë të shoqërohet me një reflektim të zgjidhjeve që duhen për një ndryshim të vërtetë. Reflektim, që për fat të keq mungon nga ana e opozitës. Më shumë se sa një alternativë, opozita e sotshme duket e çorientuar në kauzat e saj. Në këto katër vite kemi parë një politikë spontane. Një politikë aksioni, e cila bënte të saj çdo kauzë momentale të ditës, pavarësisht nëse ishte brenda vlerave që ajo përfaqëson apo ideologjisë së saj. Pa bërë asnjë dallim nëse një politikë e caktuar përfaqësonte vlerat e djathta apo jo, duke u kthyer kështu në një opozitë që ka rënë pre e një populizmi që nuk i shkon për shtat dhe nuk e bën të besueshme në sytë e votuesit shqiptar.

Andaj, për të gjitha këto arsye, qëllimi kryesor dhe i vetëm i kësaj proteste duhet të ishte vënia në presion e Qeverisë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe opozitës me të drejtë duhet t’i jepet çdo garanci. Por, edhe ky duket si një paragjykim i parakohshëm . Duke qenë se protesta për keqqeverisjen nuk qëndron për shkak se jemi shumë afër zgjedhjeve dhe duke patur parasysh që vota e lirë mbrohet me mekanizma të tjerë më efikasë se protesta, e gjithë kjo energji opozitare do t’iu shërbejë vetëm çështjeve të brendshme partiake, por aspak interesit publik. E gjitha kjo, duket si një hap i vonuar vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve.

*pedagog UET

loading...
loading...
5 komente për këtë artikull
  1. tiransi at 11:57 am

    Do isha kurioz te degjoja nga autori, te pakten nje propozim se per cfare duhet te protestojme ne se jo kunder nje qeverisie jo te mire.
    Sa kohe para zgjedhjesh duhet te protestojme ?.Ne cilin universitet ka tilla propozime?

  2. ari at 9:58 pm

    ERVIS TI SHKO LEPIJU RAMES FRROKUT,NDOKES,NDREUT,GJELILIT,ROSHIT,BALILIT,SE NDOSHTA TE SJELLIN CA KANABIS OSE FEMI TE MITUR OSE SEKS TRESHE ME NEN E BIJ SI NE ZYRAT E KOQOS ;OSE SI GJELILI ME BREK TE SHQYERA:TY RILINDJA TI PASKA SHQYER TRUT.

  3. drakula pan at 9:46 am

    Po, ka kuptim dhe kuptimi eshte shume i thjeshte: Si nga here demostratat apo protestat e opozites do jene te venitura dhe kjo tregon se edhe ne zgjedhjet opozita do jete e venitur. Pra luli me Co po e bejne per test te zgjehdhjeve. Askujt mos ti shkoje ndermened se protestat behen per te miren e vendity dhe popullit. kaq kisha per kete pyetje nga shkruesi. drakula Pan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *