Video/ Skandal në QSUT-ë. E sjell helikopteri, i sëmuri lihet në tokë dhe askush s’e merr

Postuar më: 09 January 2017 15:21

helikopteri_6Qytetarët kanë denoncuar një skandal që ka ndodhur sot paradite në Tiranë në Qendrën Spitalore më të madhe të vendit, “Nënë Tereza”.

Një i sëmurë rëndë i cili ka ardhur me helikopter për në urgjencën e QSUT-së, me gjasë nga ndonjë zonë e thellë e vendit, pasi është zbritur nga helikopteri i shëndetësisë nga piloti dhe një familjar, është lënë për minura të tëra në tokë pa e prekur askush me dorë, në një kohë që temperaturat ishin disa gradë nën zero.

Asnjë personel mjekësor apo infermier nuk ishte i pranishëm në momentin që ka ardhur helikopteri, ndërkohë që në një video të realizuar nga qytetarë të rastësishëm dhe të postuar nga “Nisma Thurrje”, shihet vetëm një auto-ambulancë e cila vjen për të marrë të sëmurin, por në të nuk ka asnjë mjek por vetëm shoferi i saj.

“Nisma kjo video eshte bere pak me pare ne QSUT. Helikopteri ka transportuar nje te semure te cilin e zbriten ne toke nje nga pilotet dhe nje familjar. Mbasi e zbriten, ka ndejtur shtrire ne toke ne mes te te ftohtit per afer 10 minuta duke pritur ambulancen.

Edhe kur ajo erdhi, ne te ishte vetem shoferi sic duket dhe ne video dhe asnje staf mjekesor. Habitem si ka mundesi qe nuk ka koordinim as per veprimet me minimale? A nuk flet helikopteri me qendren? A nuk e dine mjeket qe ka nje rast urgjent (deri sa vjen me helikopter)? Si mund te lihet tjetri si bageti ne mes te sheshit per 10 minuta?”

loading...
loading...
2 komente për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *