Video/ ‘Kë inauguroi sot Rama’. Ja postimi në Facebook i kreut të PD-së, Basha

Postuar më: 11 January 2017 15:36

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, sot kanë inauguruar gurët e parë mbi Bulevardin e ri të Tiranës, atë që nis nga ish-stacioni i trenit në drejtim të Paskuqanit. Rama dhe Veliaj kanë vënë nga një gur në themelet e atij që e kanë cilësuar si bulevardi i ri, zonë në të cilën ka 1 vit që punohet.

Por lidhur me këtë përurim ka reaguar nga Facebook-u me anë të një statusi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte i pari që nisi zyrtarisht punimet për hapjen e bulevardit të ri të Tiranës që në shtator të vitit 2013.

Por vetëm pak kohë më pas, qeveria e drejtuar nga Edi Rama vendosi bllokimin, duke dërguar policinë ndërtimore.

Në lidhje me këtë, kryedemokrati Basha ka shkruar në Facebook: “Kete “inaguroi” Rama sot :)”

Ai e ka shoqëruar këtë status edhe me këtë video:

 

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *