Trump: Putin më ka qejf? Po kjo është një gjë e mirë…

Postuar më: 11 January 2017 17:46

auto_587655b1c46188606f8b45671484152846Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur konferencën e parë për shtyp që kur fitoi zgjedhjet.

Në fillim të fjalës së tij, Trump foli për lajmet e rreme dhe informacionet që kishte dhënë Shërbimi Sekret për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Donald Trump i ka quajtur të pavërteta informacionet rreth kësaj teme dhe ka falënderuar disa media që nuk i publikuan këto lajme të rreme.

Sa i përket marrëdhënieve të tij me Presidentin e Rusisë, Trump tha se, është “një aset fakti që Putin e pëlqen”.

“Nuk e di nëse do kem marrëdhënie të mira me Putin. Nuk kam marrëveshje me Rusinë dhe nuk kam investime në Rusi”,- deklaroi Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *