Tirana mbulohet nga bora, ja pamjet magjike nga kryeqyteti

Postuar më: 11 January 2017 23:03

Edhe Tirana zbardhet nga bora. Reshjet e borës janë rikthyer në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Bora ka qenë prezente gjatë gjithë pasdites, por me intensitet të ulët, ndërsa orët e mbrëmjes reshjet kanë qenë më intensive, duke zbardhur rrugët e kryeqytetit.

Për Tiranën ky është një fenomen natyror i rrallë, dhe qytetarët e presin me entuziazëm. Jo pa qëllim ata kanë mbushur rrugët e kryeqytetit menjëherë pas reshjeve të para.

Në fakt, për shkak të uljes së temperaturave ditët e fundit, kjo nuk është hera e parë që në Tiranë bie borë. Edhe të dielën kryeqyteti u zbardh nga dëbora, pas 6 vitesh. Në këtë video të mundësuar nga Shqiptarja.com, shijoni reshjet e dëborës në kryeqytet. /shqiptarja. com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *