Taulant Balla: Shkëlzen Berisha i lidhur me Nue Kalaj dhe CEZ

Postuar më: 11 January 2017 15:12

Nëpëmjet një statusi në profilin e tij të Facebook-ut ku bashkangjitur ka publikuar edhe dy dokumente prova, deputeti i PS-së dhe njëkohësisht Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për “aferën CEZ”, Taulant Balla, ka ngritur pretendimin se, në skandalin me kompaninë CEZ në Shqipëri është i përfshirë edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha.

Këtë pretendim, deputeti Balla e ngre duke i’u referuar dokumenteve të publikuara për të cilat ai thotë se, “janë prova të pakontestueshme”.

Ja statusi dhe dokumentet e publikuara në Facebook nga deputeti Balla:

“Dje Komisioni Hetimor Parlamentar per hetimin e privatizimit te OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova te rendesishme lidhur me nje person te quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas deshmive te deritanishme ka qene “sekseri” i marteses se qeverise shqiptare te asaj kohe te drejtuar nga Sali Berisha me kompanine CEZ. Komisioni ka administruar nga nje banke e novelit te dyte disa llogari bankare te Nue Kalaj i cili ka marre nga CEZ transferta bankare disa milione euro. Keto shuma me pas i ka terhequr cash me 16 qershor 2009, vetem pak dite para zgjedhjeve te vitit 2009. Gjithashtu Komisioni ka kerkuar informacione shtese nga banka, por edhe nga banka te tjera, pse CEZ i ka bere keto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar parate cash Nue Kalaj.

Per Nuel (Nue) Kalaj ne deshmine e deshmitarit Romeo Karra ne Komisionin Hetimor rezulton te kete qene edhe ndermjetesi i kontakteve dhe bisedave ndermjet Qeverise shqiptare dhe kompanise CEZ.

Sot po publikojme nje nder shume provat e pakontestueshme, e cila deshmon qarte rolin qe ka luajtur Neul Kalaj. Ai ka qene i lidhur me te birin e Kryeministrit te asaj kohe Sali Berishes. Kjo kuptohet qarte ne kete e-mail ku drejtori cek ne Shqiperi, Josef Hejsek i thote n/drejtorit te CEZ-IT ne Prage Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin ne aeroport ne sallonin VIP. Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjme per neser pas ardhjes se Kryeministrit. Pra kuptohet qe Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage) se bashku me Hejsekun dhe te tjere jane takuar me Kryeministrin dhe pastaj me te birin e tij.

Sot nuk po bej asnje pyetje. Pyetjet do t’i behen ne komsion hetimor dhe me pas.

Hetimi parlamentar vazhdon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *