Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: Shpifje të papagallit të Ramës

Postuar më: 11 January 2017 22:15

Export to PDF | Export to DOC

11081098_10152827028329472_5449306691656709769_n

Djali i ish­-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka reaguar ndaj akuzave më të fundit të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se është përfshirë në afera korruptive që kanë të bëjnë me marrëveshjen e CEZ me Shqipërinë.

Sipas kryetarit të komisionit parlamentar hetimor për CEZ, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ, transferta bankare mbi 7 milionë euro.

Në reagim ndaj këtyre akuzave, Shkëlzen Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i cilëson ato shpifje, ndërsa shton se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tregtar të Kalajt.

“Në serinë e re të shpifjeve papagalli i Ramës flet mbi një takim që do duhej të ndodhte mes meje, drejtorëve të CEZ dhe z.Kalaj. E përsëris që nuk kam asnjë lidhje me z.Kalaj dhe aktivitetin e tij. Nuk kam pasur asnjë kërkesë për një takim të tillë. Ky takim nuk ka ndodhur kurrë. Falsiteti i këtij takimi mund të provohet lehtësisht duke pyetur personat e përmendur. Është thjesht shpifja e radhës që i serviret publikut nga shpifësi i Ramës”, thotë Shkëlzen Berisha.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *