Rrënimi i shtëpisë së Lolomanëve, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Kush e paguan efektin Kumbaro

Postuar më: 06 January 2017 10:00

gjirokastra-1Dy pamje katastrofike nga shtëpia e Lolomanëve në zonën historike të kalasë së Gjirokastrës: rrënimi vazhdon duke marrë dalëngadalë jetën e saj, ende pa përmbushur premtimin e shtetit se ky qytet historik do mëkëmbet.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë vazhdon me denoncimet, duke dërguar sinjalin SOS për shtëpinë e Lolomanëve, përmes fotove të hedhura me rrjetin e saj social.

“Kush paguan efektin Kumbaro në Gjirokastër, ku asnjëherë më parë nuk është ndeshur një degradim i tillë. Ndërkohë zonja merret thjesht me fasadat (e ndërtesave jashtë rrezikut)”, është reagimi i Forumit, me të drejtë për të vënë përballë përgjegjësisë institucionin përgjegjës për këtë katastrofë kulturore.

Pamjet u përkasin dy viteve: shtëpia e Lolomanëve në vitin 2014 dhe së fundi, në vitin 2016 ku tregohet qartë se si shtëpia po mban ditët e fundit të saj.

Ndonëse shtëpitë në Gjirokastër jo pak herë kanë ndezur debatin për rrënimin e tyre, dhe në një intervistë për “MAPO” ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u pat shprehur se së shpejti do të kishin një strategji mbi tavolinë ku do të mblidhej me grupet e interesit, deri tani duket se gjendja do përcillet deri në fundqershor, pa mbartur asnjë përgjegjësi politike, për çfarë po ndodh me trashëgiminë kulturore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *