Reshje bore në Tiranë, por nuk zbardhet kryeqyteti

Postuar më: 11 January 2017 18:43

bora-1

Reshjet e borës që kanë rënë ditët e fundit në vend kanë përfshirë edhe Tiranën. Këtë të mërkurë në kryeqytet kanë rënë reshjet, të cilat gjithësesi nuk kanë qenë të dendura.

Bora, që ka zbardhur paksa rrugët dhe trotuaret, nuk ka shkaktuar probleme në qarkullim, por megjithatë autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes për personat në timon.

Ndërkohë që këmbësorët duhet të ruhen për të shmangur rrëshqitjet. Edhe pse qytetarët e Tiranës kanë pritur që bora të zbardhë edhe kryeqytetin, duket se ende jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *