Prokuroria rrëzohet në të gjithë shkallët gjyqësore: Serveri i ILDKP nuk sekuestrohet

Postuar më: 11 January 2017 16:03

llalla-ganajGjykata e Lartë ka rrëzuar në dhomën e këshillimit rekursin e prokurorisë, e cila kërkoi sekuestrimin e disa materialeve nga Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për shpërdorim detyre ndaj këtij institucioni pas dyshimeve se në dy vitet e fundit nuk u verifikua pasuria e asnjë zyrtari të lartë.

Gjykata e Lartë konfirmoi vendimet Shkallës së Parë dhe apelit të cilat urdhëruan prokurorinë të mos sekuestrojë të dhënat e serverit.

Prokuroria i konsideronte vendimet e dy shkallëve të para si pengim për hetimin duke shpresuar se Gjykata e Lartë do ti rrëzonte. Por vendimi i Kolegjit Penal duket se do të lërë në vend hetimet pasi prokurori i çështjes nuk mund te marrë dokumentet që i duhet për të hetuar.

Gjykatat në këtë rast i dhanë të drejtë Inspektoratit, duke shënuar kështu rastin e pare në historinë e drejtësisë shqiptare që prokurorisë, i mungohet e drejta kushtetuese për të kryer hetime edhe pse ka dyshime të forta për shkelje të ligjit nga një institucion i krijuar për të luftuar korrupsionin tek zyrtarët e lartë./TV KLAN/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *