Prokuroria nis hetimin për firmën e nipit të Sadri Abazit. U denoncua nga PD dhe ARRSH

Postuar më: 11 January 2017 12:32

boreKatër ditë pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, Prokuroria ka nisur hetimet për firmën mirëmbajtëse të rrugës Koplik–Bogë–Qafë Thore. Hetimi bazohet në një kallzim të bërë nga ASHRR-ja pas denoncimit të PD.

“Shumica e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve që janë të deputetëve të maxhorancës dhe qeveritarëve kanë marrë paratë por këto dy ditë nuk janë shfaqur asnjë minutë, as për të hedhur një lopatë me kripë apo skorje.

Në krye të këtij skandali është firma e deputetit Sadri Abazi regjistruar në emër të nipit, e cila në segmentin Koplik-Bog-Qaf Thore, dhe Koplik-Razem-Hani Hotit-Tamare-Vermosh, jo vetëm nuk ka nxjerrë asnjë punonjës në rrugë, por nuk denjon as tu hapë telefonin drejtuesve vendorë”,- deklaroi më 7 janar nga PD sekretari i përgjithshëm i saj, Arben Ristani.

Pas kallëzimit prokuroria ka gjetur elementë të mjaftueshëm për të nisur hetimet për mosmarrjen e masave për pastrimin e rrugës nga dëbora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *