Poza ‘hot’ me bikini, stjuardesat bëhen yje në Instagram

Postuar më: 10 January 2017 17:50

Stjuardesa ajrore të mrekullueshme nga e gjithë bota kanë fituar mijëra fansa pasi kanë treguar jetesën e tyre dhe format e pabesueshme për mijëra ndjekësit e tyre në Instagram.

Duke përdorur hashtagun “#cabincrewlife”, stjuardesat e bukura janë fotografuar në disa prej distinacioneve më të mira botë, duke konkurruar në një farë mënyre me të famshmit.

Anëtarët e ekuipazhit të aeroplanëve shpesh mund të ankohen se, puna e tyre nuk është edhe aq e mirë, por padyshim nuk do ta besoni kur të shikoni se si jetojnë disa prej tyre.

Rrjetet sociale padyshim janë bërë një faktor thelbësor në jetën e përditshme dhe një mënyrë mjaft e mirë për të reklamuar llojin e jetesës.

Përmes hashtagut “#cabincrewlife” stjuardesat kanë postuar foto e video nga jeta e luksit e tyre, e përveçse femrave ka edhe stjuart meshkuj që “reklamojnë” veten nëpërmjet të njëjtës mënyre.

Disa prej tyre kanë shkuar edhe më tej, duke bërë karriere edhe si modele apo prezantuese televizive pasi janë shfaqur në Instagram.

Biondja Victoria Tzuranova, e cila punon për “Aeroflot”, e përdor kohën e saj në mes fluturimeve për të treguar figurën e saj, duke pozuar me bikini provokuese në Tajlandë dhe Dubai.

Stjuardesa e linjës “Emirates”, Georgia Nielsen, ka 35 mijë ndjekës në Instagram, të cilët ajo i argëton rregullisht me pozat e saj joshëse me bikini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *