Pas Dafinës, Noizy bën paqe dhe me Ledrin

Postuar më: 11 January 2017 11:47

ledriDikur thurnin vargje, të ngritura në këngë, kundër njëri-tjetrit. Sot duket se po sheshojnë atë që i zemëroi vite më parë.

Janë dy nga reperat më të suksesshëm në tregun e muzikës shqiptare, që duket se do të sjellin një bashkëpunim.

Një një foto të publikuar më parë nga Express, shihen reperat Noizy dhe Ledri Vula në shoqërinë e Faton Shoshit, që është dhe menaxheri i këtij të fundit.

Fotografia është realizuar në Prishtinë, në një nga baret e kryeqytetit.

Për aq kohë sa edhe Faton Shoshi ndodhet në këtë takim, i njëjti burim tregon se është gati i sigurt fakti, se këngëtarët do të sjellin një këngë së bashku, por data e saktë ende nuk dihet.

Me siguri çështja është në fazat e para të marrëveshjes. Nëse ndodh që realisht të ketë një bashkëpunim mes tyre, do të ishte shumë interesant!

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *