Pak femra, shumë plastikë… Komenti më i lexuar i vitit

Postuar më: 03 January 2017 11:56

Holta HebaKy koment i publikuar nga pedagogia e UET, Holta Heba më 29 qershor, është komenti më i lexuar në Mapo.al gjatë vitit 2016

Nga Holta Heba*

Keqardhja sa vjen dhe shtohet kur sheh se femrave të sotme i ka humbur pastërtia dhe dlirësia shpirtërore e fizike.

Kanë humbur gjithçka. Të gjitha gati njësoj. Të mbushura me botokse e ndërhyrje kirurgjikale me qëllimin e vetëm për të qenë moderne dhe të pranuara nga kjo shoqëri  që me keqardhje po i kthen femrat në imituese të shëmtuara të ashtuquajturave femra seksi.

Janë aq shumë njësoj sa hera-herës të krijohet  përshtypja se i ka lindur e njëjta nënë.  Në imitimin më të shëmtuar të buzëve si patë apo si viç, me takat 12 pond, të lyera rëndë që në pikë të mëngjesit, nisin ditën e tyre.

Të merr malli të dëgjosh një femër që flet qartë dhe pastër për një problem aktual të shoqërisë ku jetojmë.

Mjafton t’i bësh një pyetje të thjeshtë dhe ato nuk do dinë të hapin gojën.

I pyet se ç’mendim kanë për modën e kësaj vere të nxehtë dhe ato të përgjigjen: E pe atë që doli te Çani dje?

I pyet se ç’libër do të lexojnë këtë verë dhe ato të përgjigjen: Të shohim ç’po ndodh tani në facebook.

A kanë ideal? Patjetër që kanë? Të bëjnë një jetë si nëpër videoklipet  e Noizyt dhe Stresit.

Dëshira e madhe e tyre për të qenë të ashtuquajtura moderne i kthen në skllave të shëmtimit shpirtëror dhe fizik.

Plastike jashtë dhe plastike brenda, ato nuk zgjedhin më djalin inteligjent dhe punëtor, por djalin që duket i fortë dhe i pushtetshëm në këtë shoqëri me lekët dhe makinën e babit.

Harrojnë këto femra se njeriu ka një staturë të vetën dhe e krijon atë në mënyrë individuale dhe kështu me dashje apo pa dashje,  veshjen dhe sjelljen e kthejnë në diçka kolektive.

Në kolektive kthejnë dhe ndjenjat e tyre.

Jetojnë për të tjerët. Nuk quhesh më vajzë trendy nëse nuk nxjerr në rrjetet sociale foto me tufën e luleve, mundësisht më të madhe se shoqja, ushqimet nëpër restorante dhe pushimet në jug.

Të përvillet kur sheh se sa shumë femra dalin nga vetja e tyre dhe krijojnë këtë vetveten “në thonjëza” që nuk ka lidhje fare me prejardhjen dhe formimin e tyre. Intrigojnë pafundësisht për të arritur atë që duan.

Madje dhe puthjen dhe përqafimin e të ashtuajturës dashuri e japin të mirëprojektuar me plan pune të paracaktuar.

Shiten si të vërteta, kur në fakt janë thjesht një falsë e dhimbshme e shoqërisë. Janë gati të ndyjnë çdo njeri që u del parpara vetëm e vetëm për të arritur aty ku duan.

Lyhen dhe zhgërryhen për të shkëlqyer, por në fakt vetëm shtojnë pisllëkun.

Zhyten në pisllëk dhe harrojnë normat e shoqërisë. E ç’ rëndësi kanë normat dhe etika për to?

Rëndësi ka të duken bukur dhe të ngulen  fort diku, por këtë herë me këmbë në makinën lluksoze dhe jo me këmbë në tokë.

A ka femra të mençura që nuk bien pre e papastërtive shoqërore? Sigurisht që ka, por janë  pak.

Meshkujt sot.

Nëse do të kthejmë kokën disi pas në kohë, do të shohim se figura e burrit ka ndryshuar shumë. Dikur një mashkull i vërtetë ishte ai punëtori, zjarrfikësi, makinisti kasapi etj me duar të pista dhe gjithë djersë.

Një mashkull i vërtetë nuk binte pre e thashethemeve të grave dhe fliste shumë pak.

Sot? Me dhimbje ndihet se gjërat kanë ndryshuar.

Dashtë zoti të mos bëhesh pjesë e thashethemeve të një mashkulli se të bëhet një analizë që as ti vetë nuk do ta kishe menduar.

Mashkullit të sotëm i mungojnë mustakët dhe të qenurit leshtor.

Madje sot ai është edhe më i kuruar, me vetulla të hequra dhe më i depiluar se vetë femrat.

Mashkullit të sotëm i mungon fraku dhe veshja mashkullore. Ato janë zëvendësuar me streçe dhe këmisha mëndafshi me lule.

Pantallonat e kostumit janë bërë treçerekëshe dhe këpucët fosforescente si balerina.

Ti nuk arrin të kuptosh se ku dallon femra nga mashkulli i ditëve të sotme nëse do t’i shohësh nga koka tek këmbët.

Për të nuk ka më rëndësi se si ndihet personalisht me femrën që ka në krah, por se si e shohin të tjerët.

Sa më e zhveshur dhe e stukuar të jetë femra e tij, aq më i pushtetshëm duket ai përpara të tjerëve.

Nuk kam asgjë kundër modës, por edhe modernizmi ka kufij. Nuk mundesh ti që nuk di të lidhësh dy fjalë të jesh i mirëpranuar nga shoqëria vetëm se lekët e babit të bëjnë me një makinë luksoze.

Nuk mundesh ti të jesh mashkulli ideal kur nuk investon për veten me shkollim dhe me punë.

Po, po, meshkuj ka plot, por burra thuajse fare!!

*pedagoge UET

29 komente për këtë artikull
  1. Dajana at 3:20 pm

    E ta mendosh qe gruaja ne fjale eshte pedagoge!
    Ndoshta zonja pedagoge po te kishte kohe te hapte ndonje liber (ose te pakten Google-in!) nuk do na çante koken me moralizma!
    UET-ja ben mire te rishikoje cilesine e stafit!

    • Manjola at 1:29 am

      Me falni po kredencialet e juaja kush Jane zonjush Dajana? Pedagogia ne fjale Ka bere nje artikull te shkelqyeshem qe mund te aplikohet globalisht pothuajse ne ditet e sotme. Ku njeriu po kthehet ne nje qenie siperfaqesore pa substance. Populli thote “kalli pa buke”

      Bravo Holta! I love it!

  2. Dajana at 3:35 pm

    Steriotipet*
    E ta mendosh qe gruaja ne fjale eshte pedagoge!
    Ndoshta zonja pedagoge po te kishte kohe te hapte ndonje liber (ose te pakten Google-in) nuk do na e çante koken me moralizma!
    UET te rishikoje cilesine e stafit!

  3. Silvana at 6:39 pm

    Dikush tia heqe tastjeren nga dora ketij njeriu. Dikush ta fuse ne makinen e kohes dhe ta hedhe diku andej nga Perrenjasi ne ndonje koperative komuniste, ku flitet per Njeriun e ri socialist dhe per ate te vjetrin prapanik.

    • Manjola at 1:25 am

      Mos harroni se nenat dhe baballeret tuaj I perkasin pikerisht asaj periudhe qe ju e shani dhe I quakeni te prapambetur! Ke quani perparim ju shalet dhe gjokset jashte ne public ? Mesoni nga aristokracia Angleze Se si duhet te paraqitemi me dinjitet. Nudismin lereni neper ambjenet tuaja private zonjush!

  4. Erla at 8:09 pm

    E tmerrshme kjo qe po lexoj! Shume turp per nje pedagoge qe te percjelle te tilla ide si te lexuesit ashtu edhe tek studentet e vet. Pa pike shije letrare, rrjedhshmerie apo botekuptimi mendjehapur. Te lutem na bej nje nder e mos shkruaj me!

    • Besa at 7:36 pm

      po po Erla, mendjehapur: Vajza, llangosuni, nxirrni shale e cica, eshte kaq bukur te jesh femer(ok femer injorante e paedukuar por amaaa’ thonjt me xhel….aaaa kjo ka rendesi, pamja e tyre prej tranvestiti do ta nxjerre Shqiperine nga llumi, lum si ne).

  5. Kejsi at 10:52 am

    Ke te drejte mbi pamjen e femrave: mjaft vajza kane nisur t’i ngjajne njera-tjetres dhe te gjitha i ngjajne Kim Kardashianit.
    Po ashtu, po, i vene mjaft energji pamjes se tyre, mbase me teper se intelektit, dhe po, mbase mbijetojne duke parazituar me leket e ndonjerit… por mos harro qe gjithcka e kane per veten e tyre. Kush ka mend e durim, kurohet si ne bukuri, si ne intelekt. Kush nuk ka, le te kthehet ne pjeshke te bukur, trofe per nje mashkull te pushtetshem. Zgjedhja e tyre nuk na sjell dem.

    Sa per pjesen mbi meshkujt… bah, nuk me la shije te mire. Po, qarkullojne shume meshkuj thashethemaxhinj, por ke folur kodra mbas bregut kur permende makinistin a zjarrfikesin, mustakun dhe leshin. Nuk ka te beje profesioni a pamja burrerore me burrerine. Burreria eshte ne sjellje: nje mashkull qe di te respektoje veten dhe te tjeret, qe fjalen e dhene ta mbaje dhe qe fjalen e keqe te ta thote perpara syve, jo mbrapa kraheve.
    MADJE, s’kane pse rezervohen vetem per meshkujt keto cilesi; e mira do te ishte te ishin virtyte njerezore.

    Shyqyr qe burrat kane nisur ta mbajne veten e tyre – cfare te keqe ka nje mashkull i kuruar? E se vishen sic the ti, po pune e madhe fort, me thuaj demin qe na sjellin.

    Nuk te merr njeri seriozisht me menyren si shkruan ti, tere mllef, me kampe te ndara meshkuj-femra dhe per gjera qe ne fakt nuk na prekin.

    Mos u qaj hallin kur ata nuk shohin hall te vetja, por vazhdo punen tende. Ata mund te jene misherimi i problemit te ri se shoqerise shqiptare – siperfaqesia – por edhe ti, ne kete artikull, je misherimi i problemit shekullor shqiptar – gjykimi.

  6. Pingback: Shkrimi që po thyen rrjetin: Pak femra, shumë plastikë… | Enigma-al
  7. Besa at 7:31 pm

    Artikulli nuk eshte aq letrar por idene e ka te qarte dhe te sakte. Lexoj x akomentuese ketu qe qortojne se kjo petagogia duhej te jetonte ne komunizem apo se qenka e prapambetur nga idete dhe se njerez si ajo po na mbajn “larg nga Europa”. Larg nga europa jemi mbi te gjitrha se jemi te paedukuar. Nxjerrja e shaleve, vitheve gjokseve, silikoneve vetullave tatuazh nuk eshte kriter per hyrjen ne BE. Ne te gjitha vendet e BE ku kam udhetuar nuk shikon femra qe prostituojne imazhin e tyre. Ne shqiperi langosen si per pub qe ne pik te mjesit. Ne gjermani vishen me atlete, xhinse, floket bisht, maje bicikletes per ne pune edhe kur e kan babin pasanik. Eshte kultura qe na mungon dhe nxjerrja e shaleve dhe bastardimi i bukurise natyrale nuk na barazon me vendet e zhvilluara. E dashur vajze, ne vend qe te llangosesh per ti pelqyer shefave, kolegeve, zagareve qe rrine rrugeve, beji vetes dhe vendit nje nder: Studio, mos prostituo!

  8. Let me dare at 2:30 pm

    Shumë bukur e ke qendisur, por atyre që nuk kanë tru, nuk u vlen. Në vend të truve bosh, po mbushin bythët me botoks ,që të duken trendi dhe të fitojnë titullin ” Mis bytha”. Tashmë, ato janë kthyer në kukulla robotike, ku mungojnë flokët e vërtetë, vetullat, qerpikët, hunda, buzët, gjoksi dhe prapanica. Truri bosh sjell lustra e hipokrizi të neveritshme. Dalin pa brekë e pa recipeta dhe na thonë se kjo qënka jeta. Thonë se edhe çifti i parë ka jetuar lakuriq. Duket se kanë prekur fundin që të çon në fillim. Nuk ka më bio. Femra as ushqime.Duhen zevendsuar me robotë dhe ilaçe farmaceutike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *