Opozita e bashkuar/ Duka: Në zgjedhjet e ardhshme duam numërim elektronik

Postuar më: 11 January 2017 17:12

15894240_1442132965820265_5603767975105585399_nMe anë të një statusi nga profili i tij në Facebook, kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka përshëndetur nismën më të fundit të opozitës së bashkuar.

“Të gjithë të bashkuar për platformën e përbashkët politike.

Rikonfirmojmë në këtë platformë votimin dhe numërimin elektronik, financimin e partive, kufizimin e shpenzimeve të fushatës, barazinë dhe aksesin mediatik, mospërdorimin e rezurseve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe të gjithë aspektet e tjera.

Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin për reformën zgjedhore, e cila i jep qytetarëve fuqinë për të vendosur qeverisjen e ardhshme.

Opozita është dakordësuar që problem numër një që ka Shqipëria dhe shqiptarët sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

I gjithë aksioni ynë politik brenda dhe jashtë parlamentit do të jetë për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- shkruan Agron Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *