Nudo në shtëpinë e të dashurës/ Si i shpëtoi shqiptari policisë

Postuar më: 11 January 2017 21:29

Rastet kur shqiptarët i largohen policisë italiane janë të shumta, por mënyra se si 30-vjeçari Erjol Bode ka arritur t’i shmanget karabinierëve është e pazakontë.

Pasi vu re praninë e policisë, Bode pothuajse nudo, vetëm me mbathje, u largua menjëherë nga shtëpia e të dashurës së tij në Sesto San Giovanni. Megjithatë autoritetet arritën ta neutralizonin në aeroportin e Barcelonës, pas një urdhër-arresti europian të lëshuar nga prokuroria e Monza-s.

30-vjeçari ishte nën hetim që nga muaji gusht për shfrytëzim prostitucioni të një vajze 32-vjeçare, po ashtu shqiptare. Prej kohësh agjentët e policisë kishin filluar një sërë kontrollesh rreth zonës ku prostituonte 32-vjeçarja shqiptare, mes rrugës “Salvadori” dhe “Industrie” në Monza.

Në pranga përfundoi edhe partnerja e tij për rezistencë ndaj policisë si dhe bashkëpunëtore e Bodes gjatë kohës që ishte në arrati.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *