Shqiptarët protestojnë për Haradinajn (por këto foto s’duhen harruar)

Postuar më: 11 January 2017 23:35

KUJDES: PAMJE TE RENDA

Shqiptarët e Tiranës, Shkupit dhe gjithë Kosovës ishin në një linjë.

Ata protestuan për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në Kosovë nën drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në disa qytete, përfshirë, Gjilanin, Ferizajn, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin janë mbajtur protesta.

Në Tiranë protesta është zhvilluar përpara ambasadës franceze, aty ku të rinjtë nga forumet politike kërkuan lirimin e Haradinaj.

Protesta për Haradinajn në Shkup u mbajt sërish përpara ambasadës franceze në Shkup.

Kjo protestë u organizua nga shoqëria civile, ku mes profesorëve, artistëve, studentëve e gazetarëve kishte edhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.

Ndërkohë ky koleksion me foto është publikuar nga Magnum Photos dhe mban vulën e disa autorëve si Alex Majoli, Nikos Economopoulos, A. Abass, etj.

Ata kanë dokumentuar tmerrin e serbëve ndaj kosovarëve gjatë viteve të luftës 1998-‘99-’00.

3 komente për këtë artikull
  1. I NJohuri at 9:40 pm

    Shkijet nuk kan ndergjegje politike me kerkue SHQIPONJEN e Dukagjinit. VET SHTEI SERV ESHTE PURO TERRORIST. Duke filluar nga Nikoliq ( ultranacionalist dhe anetar i partise pergjegjese per lufterat e shkaktuara ne ish Yu ku humben jeten mbi 200 mije ) Vuqiq apo Daqiq ponjashtu mbeturina te Sllobes.Eshte nje imoralitet politik nese do te dergohej ne shkini – qka nuk besoj qe do te ndodhe.Qka do te bejne ata me krenarin e Kosoves, zoterin e nderuar Haradinaj.Do ti luten Zotit mos te ndodhe. SE NUK DO TE KET ME SERB NE Kosove,nese ky eshte qellimi ,urdheroni dergojeni ne shkini.Durim Rambo,me dhemb shume mosharmonie e shqiptareve per ty.Je i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *