Ballina Kryesore “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut” për historianin Ferit Duka

“Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut” për historianin Ferit Duka

Historiani dhe studiuesi Prof.dr.Ferit Duka u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”.

Titulli, që iu akordua në ditët e fundit të vitit 2016, shoqërohet me motivacionin: “në vlerësim të punës si studiues e pedagog i historisë, të kontributit të spikatur e origjinal për hulumtimin dhe ndriçimin e çështjeve thelbësore që lidhen me zhvillimet politike, ekonomike, demografike, kulturore dhe fetare të shqiptarëve gjatë periudhës osmane, që e kanë shndërruar veprën e tij në një referencë të rëndësishme si për studiuesit vendas, ashtu dhe të huaj”.

Profesor Duka mban detyrën e Dekanit i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin Europian të Tiranës dhe ka qenë rektori i parë i tij, duke besuar në projektin e saponisur më shumë se 10 vite më parë.

Ai ia ka kushtuar jetën e tij osmanologjisë, që e nisi që kur ishte student duke mësuar fillimisht osmanishten e vjetër e më pas duke hulumtuar në arkivat e perandorisë osmane.

Frut i këtyre hulumtimeve shumëvjeçare janë një varg studimesh si monografi apo vepra me bashkëautorësi, artikuj studimorë, kumtesa, etj., të botuara brenda ose jashtë Shqipërisë, ndër të cilët më të spikaturit janë: “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare (studime dhe dokumenta); “Berati në kohën osmane”, etj.

Lexo gjithashtu:

http://www.mapo.al/2016/07/ja-defteri-osman-qe-fsheh-rinine-e-skenderbeut/1

SHPËRNDAJE

1 Koment

  1. Hahaha cfare cfaqie tragji-komike,´´profesori´´ 24 karat anadollak i jepet cmimi Skenderbeu,hahahahahaha.
    Bujo-pjerdhidentin,e ka urdheruar kara Saliu deri aty sa ti ktheje deri halete e presidences nga alla-frenga,ne allaturka,duke pajisur me sapllake cdo hale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here