Ja çfarë mund të lexoni në numrin e ri të Revistës Madame…

Postuar më: 06 January 2017 17:58

15934780_10211142317614394_2062004147_nKlajda Gjosha: 2016, Viti im

Ka qenë një vit i ngarkuar ky për Klajda Gjoshën. I mbushur me udhëtime , por edhe  tension, kur barra mbi supet e ministres më të re të kabinetit të qeverisë Rama ishte aq e madhe sa ajo e marrjes së një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, dy vjet pas marrjes së statusit kandidat.

2017 do të jetë një vit fushate. Mbase pas zgjedhjeve të këtij viti, ashtu si katër vite të shkuara do të mbajë sërish karrigen ministrore. Mbetet të shohim pas qershorit, nëse ky vit që sapo ka hyrë  do të jetë po aq i suksesshëm për Klajda Gjoshën sa bilanci i atij që lamë pas…

Haveit;  Arti, arma e protestës

Katër vajza. Dy çifte motrash. Artiste kontroverse që protestojnë kundër dhunës në familje, shtypjes së gruas, patriarkalizmit, nacionalizmit të skajshëm, stigmatizimit të individëve me orientime të ndryshme seksuale me performancat e tyre publike. Njihuni me Hanën, Alketën. Lolën dhe Vesën !

Opa Opa, kur bëhen bashkë një shqiptare dhe një serbe

Turbofolku serb dhe tingëllimet shqiptare shkrihen në tekstet ironike që flasin për kallashnikovë, raki dhe llumra kafeje ku gratë e Ballkanit parashohin të ardhmen. Është ky provokimi i Jonidës dhe Ivës apo ashtu siç e quajnë veten; luftëtaret ballkanase. Të vetëdijshme për reagimet që do të nxiste bashkëpunimi i dy vajzave me prejardhje nga kombe të para historikisht armike mes njëri-tjetrit.Dy muzikante të rrymës elektronike që janë bërë sensacion i italianëve këto kohë. Mes autoironisë, përplasjeve kulturore, kriticizmit të nacionalizmave dy vajzat kanë gjetur një mënyrë origjinale për të debutuar në tregun muzikor europian…

Foodporn;  Kënaqësitë seksuale të ushqimit

E pëlqeni ose jo, të shkrepësh fotografi të pjatave është bërë normë për konsumatorët e rinj dhe tashmë pushteti i ushqimit në  mediat sociale ka nisur të  ndikojë rrjete restorantesh, marketingu dhe platformash që duan të maksimizojnë popullaritetin e  #foodporn. Por jo vetëm. Ushqimi po njeh sukses edhe tek lexuesit, duke shënuar shifra rekord në shitjet e botimeve me receta apo sekrete gatimi, ndërsa emisione me në qendër gatimin si “MasterChef” , por edhe ata të përmëngjesshëm  ku hap pas hapi përgatiten dhe shfaqen pjata të ndryshme kanë tërhequr audienca të panumërta. Po nga vjen kjo joshje e syrit me ushqimin?  Shefi i kuzhinës Renato Mekolli  flet rreth këtij fenomeni, ndërsa botuesja e librit të tij “Sekretet e Shijes”  rrëfen suksesin që pati gjatë panairit të librit, duke u renditur i pesti ndër më të shiturit…

Mustafa Nano: Një grua mund të jetë seksi  në miliona mënyra

Një grua mund të jetë seksi  në miliona mënyra

E qeshura, të ecurit, gjestet, aroma, zëri, takti… Një grua mund të jetë seksi  në miliona mënyra, mendon ai. Lexoni mendimet e gazetarit dhe analistit rreth universit grua…/Mapo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *