Ballina Aktualitet Politika Gjyqi ndaj Mark Frrokut, ekspertja e prokurorisë: S’kam licencë. Avokatët: Ekspertizë e...

Gjyqi ndaj Mark Frrokut, ekspertja e prokurorisë: S’kam licencë. Avokatët: Ekspertizë e re


Mark-Frroku-3_4

Prokuroria e Përgjithshme provoi të vërtetojë se ish-deputeti Mark Frroku ka një pasuri të pajustifikuar prej 2 milionë dollarësh. Për këtë caktoi me detyrë eksperten Greta Danku, e cila nga ana e saj hartoi raportin e kërkuar. Por papritmas në seancën e së martës në gjykatën e Tiranës, ekspertja deklaroi se nuk zotëronte licence për ushtrimin e profesionit, çka shkaktoi debat të fortë mes palëve.


Danku i tha gjykatës se zotëron një diplomë në Financë Kontabilitet dhe se veprimtarinë e saj e ka të bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, pasi në kohën që u punësua në Prokurorinë e Përgjithshme, pajisja me licencën e Ekspertit Kontabël nuk ishte kriter. Më tej, shtoi se përllogaritjet e saj janë bazuar në dokumentet që asaj i janë vënë në dispozicionin nga prokuroria dhe mbi bazën e tyre ka dalë në konkluzionin se Frroku zotëron një pasuri prej 2 milionë dollarësh, të cilët se justifikon dot me të ardhura dhe burime të ligjshme.
Por avokatët thanë se ekspertiza është e njëanshme dhe e paplotë, dhe kërkuan njëherazi caktimin e një eksperti të pavarur për të vlerësuar pasurinë e ish-kristiandemokratit Frroku. I pandehuri këmbënguli që raporti i Dankut të mos merrej si bazë dhe si provë në proces, pasi ajo ka vepruar pa patur tagër ligjor, për shkak se nuk zotëron licencën e ekspertes kontabël. Mark Frroku po gjykohet për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë, pas konflikteve të grupeve kriminale në fushën e shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Prokuroria gjithashtu e akuzon për fshehje të pasurisë, pastrim parash e ndërtim të paligjshëm. /BW/



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here