Forumi Ekonomik Botëror/ 4% e njerëzve në Shqipëri kanë 58% të parave

Postuar më: 16 January 2017 22:41

DD26B063-0D24-40CD-A872-7AE9EB834BA8_w1080_h608_sRaporti paraprak i Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë po shkon tek të pasurit, se në 5 vitet e fundit, Indeksi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës në Shqipëri u përkeqësua me 5.6 për qind.

Përkeqësimi i Indeksit të Zhvillimit do të thotë se përfitimet e rritjes ekonomike kanë shkuar vetëm tek një grup i vogël njerëzish, ata që janë dhe pjesa më e pasur e popullsisë.

Në tendencë të kundërt, në vende e tjera të rajonit, si Maqedoni, Serbi, Bullgari, Rumani, rritja ka qenë më gjithëpërfshirëse, sipas raportit.

Shqipëria është një vend me nivel të lartë korrupsioni dhe me një ekonomi shumë të përqendruar- vë në dukje raporti. Opozita ka akuzuar qeverinë se po e përdor pushtetin për të pasuruar klientët e saj, një grusht oligarkësh, që kontrollojnë tenderët publik, por edhe institucionet.

Sipas Bankës së Shqipërisë mbi 58 për qind e depozitave totale në sistemin bankar zotërohet nga vetëm 4 për qind e popullsisë.

Paralelisht Banka Botërore vëren se, gjysma e popullsisë jeton me më pak se sa 320 lekë në ditë për frymë, ndërkohë që një elitë e vogël jeton në luks të shfrenuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *