Erdhi me avion për drogë, Guido Guidi ‘i lë puplat’ Shqipërisë

Postuar më: 26 January 2017 14:52

collageGuido Guidi, piloti italian i dyshuar për trafik drogë, ka lënë mesditën e kësaj të enjteje Shqipërinë. 69-vjeçari është larguar nga aeroporti i Rinasit për avionin e linjës Tiranë-Bolonja pas 4 muajsh qëndrim në vendin tonë. Largimi i pilotit vjen dy ditë pasi gjykata e krimeve të rënda vendosi ti rikthejë pasaportën pasi prej shtatorit i ishte sekuestruar.

Për lirimin, familjarët e pilotit lanë edhe një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh. Në vendimin e gjykatës thuhet se Guidi do të jetë në dispozicion të prokurorisë shqiptare sa herë që të jetë e nevojshme për tu pyetur.

Në 15 shtator të vitit të kaluar avioni të cilin e pilotonte Guidi u rrëzua në pistën e improvizuar në Ishëm të Durrësit. Ai fillimisht deklaroi se kishte mbërritur ne Shqipëri për të transportuar kanabis. Në një dëshmi të dytë ai e mohoi duke sqaruar se kishte ardhur për të testuar pistën.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, hetuesit nuk arritën të gjejnë asnjë provë që ta lidhte pilotin me trafikun e drogës. Ai u ndalua për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Për katër muaj prokuroria dhe policia nuk gjeti asnjë person tjetër i cili mund të ishte implikuar në këtë trafik droge të dyshuar, pavarësisht se pati disa te nën hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *