Dy të moshuar të vdekur, një në Shkoder dhe një në Durrës. Dyshohet i ftohti ekstrem

Postuar më: 11 January 2017 18:22

policia-tirane_1_3_14_0_4

Një 67-vjeçare në qytetin e Durrësit është nxjerrë e pajetë nga apartamenti ku jetonte e vetme pranë Pallatit të Sportit, ndërsa dyshohet që mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak nga i ftohti.

E moshuara mund të ketë ndërruar jetë që para tre ditësh, kohë kur edhe nuk i ishte përgjigjur në telefon djalit të tij.

I shqetësuar, ky i fundit kërkoi ndihmën e zjarrfikësve, pasi nuk mund të hynte në apartamentin e nënës, dera e blinduar e të cilit ishte e mbyllur nga brenda

Zjarrfikësit kanë hyrë sot nga dritarja dhe kanë venë re që gruaja ishte e pajetë. Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vdekjes. Dyshimet e para janë për një atak kardiak nga i ftohti pasi gruas nuk ju gjet asnjë ngrohëse brenda, siç pohuan burimet nga zjarrfikësit.

Ndërkohë që një 70-vjeçar nga Shkodra është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi prej mbrëmjes së djeshme ka humbur kontaktet me ta. Familjarët thonë se Filip Shllaku kishte shkuar të mbushte ujë në lumin Buna, pranë fshatit Daragjat, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Pas vonesës së 70-vjeçarit, ata i janë drejtuar bregut të lumit, ku ka gjetur aty pranë një kapuç të tij, çka shton dyshimet se Filip Shllaku mund të jetë mbytur.

Sakaq, ata kanë njoftuar policinë, dhe kanë nisur kërkimet për 70-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *