Detajet: Rama i kërkoi dorëheqjen, më pas e shkarkoi Manjanin

Postuar më: 30 January 2017 12:12

edi rama dhe ylli manjaniBurime të rëndësishme i thanë Top Channel se Ylli Manjani nuk është më pjesë e qeverisë dhe në vend të tij emërohet Petrit Vasili.

Ministri i Drejtësisë dhe një nga drejtuesit e LSI-së duket se i ka ndarë rrugët me kryeministrin Edi Rama, pas disa daljeve të tija kundër vendimeve të qeverisë si dhe kritikave të hapura publike, si ajo dy javë më parë, në “Top Story”.

Duket se divergjencat mes tij dhe disa ministrave kanë çuar në kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj bashkëkryetarit të koalicionit Ilir Meta për zëvendësimin e tij, si opsion i parë.

Në rast se nuk do të ketë dorëheqje, burimet i thanë Top Channel se mund të ketë një vendim të kryeministrit për shkarkimin e Ylli Manjanit.

Gjthsesi, këto ditë kanë treguar një nervozizëm në rritje mes dy partive dhe megjithëse largimi i Manjanit nuk pritet të sjellë prishjen e koalicionit, sigurisht e fut atë në një situatë krejt tjetër pak muaj para zgjedhjeve dhe kur akoma të dyja partitë nuk e kanë rikonfirmuar vazhdimin e koalicionit edhe për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndërkohë Vizion Plus raporton se takimi i mëhershëm i Ramës me Metën ka shërbyer për të qetësuar ujërat në koalicion.

Takimi kokë më kokë ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe më pas Meta ka thirrur në takim tre ministrat e LSI.

Por a janë qetësuar mirë ujërat?

Kjo mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *