Shkodrania Brigela provokon sërish: Mos u kompleksoni nga lakuriqësia

Postuar më: 10 January 2017 12:51

KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE NUDO

“Më intereson trupi i njeriut në të gjitha format e tij”.

Kështu thotë artistja shkodrane, Brigela Demaj, e cila vjen këtë herë me një set fotosh provokuese në qytetin e saj.

Femra të zhveshura pozojnë përpara aparatit të saj.

22-vjeçarja, e cila ka studiuar për pikturë grafike, thotë se nuk duhet të kompleksohemi nga lakuriqësia.

“Më intereson trupi i njeriut në të gjitha format e tij, nëse po flasim për nudot. Sidomos trupi i femrës. Besoj se askush nuk duhet të ketë komplekse para fotografisë së nji gruaje lakuriq, duhet ta zhveshim atë trup nga mendësia e gabuar se është kriju vetëm për të nxitë dëshira seksuale, dhe duhet të fillojmë ta shohim si një trup njeriu, i bukur në kompleksitetin, çuditshmërinë e vet”.

“Mbi të gjitha duhet të fillojmë ta shohim si nji trup që nuk i përket askujt e që nuk definon qenien e kësaj gruaje”.

“Lakuriqësia në një formë është rebelim ndaj shtypjes emocionale, psikologjike dhe me raste fizike, që i bëhet gruas, vetëm sepse ajo është grua dhe vetëm sepse gjendet në atë trup. Kështu që fotot e mia tregojnë vajza që e shijojnë trupin e tyre, lakuriqësinë dhe vetë qenien e tyre”.

“Duhet të kemi më shumë vajza të tilla dhe duhet të kemi më pak djem që intimidohen nga vajza të tilla”.

Ajo u bë e njohur kur fotografoi dy femra teksa putheshin, ndërsa në sfond shihej një urim për Bajramin.

1 koment për këtë artikull
  1. lexues at 7:00 pm

    Njerezimi e pat filluar jeten lakuriq njelloj si kafshet e tjera. Ne procesin e evolucionit, meqe tek njeriu ndryshe nga kafshet, zhvillimin me te madh e pati truri, ndonese ne art e pasqyroi lakuriqesine si vlere estetike e se bukures, per jeten e perditeshme krijoi norma morali te diktuara edhe nga procesi i zhvillimit intelektual, ekonomik e social qe ne ruge e ne familje te mos dale nudo. Nuk ja mar per te keq kesaj vajzes artiste qe si preference ka nudizmin e bukurine fizike te trupit te zhveshur te femres apo mashkullit. Kete e kane bere ne shekuj edhe gjeni te piktures e skulptures. Por qe ta kthesh nudizmin ne menyre jetese, kjo nuk eshte “modernizem” por kthim ne jeten primitive te epokes se Neandertalit. Ndryshe nga kafshet, tek njerezit erotika nuk eshte e lidhur vetem me instiktet biollogjike seksuale, por edhe me lidhjet shpirterore e intelektuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *