Bleona përkrah Dolph Lundgren, ja kur del filmi i tyre

Postuar më: 10 January 2017 21:41

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, krahas karrierës muzikore po luan edhe në filma me yje të famshëm hollivudianë.

Këtë herë, ajo do të vijë krahas ikonës së filmave aksion, Dolph Lundgren, në filmin që do të dalë këtë vit.

“Dëgjova se filmi ‘Dead Trigger’ do të dalë në maj 2017. Super e entuziazmuar me Dolph Lundgren, Jenny Sandersson”, shkruan në njoftimin e Bleonës.

Autumn Reeser, Joel Gretsch e Isaiah Washington janë disa prej yjeve tjerë që luajnë në këtë film.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *