Çahet akulli i rezervuarve, tre viktima në Tiranë, Fier e Pogradec

Postuar më: 11 January 2017 14:46

Një 12-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë teksa kishte rënë në liqenin e Kasharit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14.15 në Mezëz.

Të dhënat e para bëjnë të ditur se bashkë me të miturin ndodhej dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç, i cili ështënxjerrë nga liqeni dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq në liqenin e Kasharit priten dhe polumbarët për të nxjerrë trupin e fëmijës nga liqeni.

Fëmijët kanë qënë duke luajtur, pasi liqeni ka qënë pjesërisht i ngrirë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Po sot, një 40 vjeçar ka humbur jetën në një rezervuar në Fier, teksa tentonte të kalonte mbi sipërfaqen e ngrirë të tij.

Ngjarja është regjistruar reth orës 13: 20 minuta në liqenin e fshatit Petovë të Fierit.

“Shtetasi H.Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroi sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen”,- informoi policia.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu në vendngjarje janë nisur polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga thellësia.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit. Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezuar ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.

Janë të shumta rastet ku fëmijë e të rritur janë fotografuar mbi liqenet e ngrira apo lumenjtë gjatë këtyre ditëve të ftohta me ngrica dhe dy rastet e fundit janë dëshmi e qartë e rrezikut që mund të vijë nga akulli i ‘pabesë’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *