Bastuni i Sislejt: Sfida para “Drejtësisë” italiane

Postuar më: 05 January 2017 09:11

sislejMes 230 artistëve nga bota, rreth temës mbi të drejtat e njeriut, del fitues artisti shqiptar Sislej Xhafa, duke sfiduar me një bastun gjigant, rreth 14 metra të gjatë, një mjet që përdoret për njerëzit e moshuar. Bashkë me katër artistë të tjerë, edhe puna e artistit shqiptar do të vendoset para Pallatit të Drejtësisë në Firence përgjatë vitit 2017, ndërsa çmimi i fituar përfshin edhe vlerën monetare prej 136 mijë eurosh

Në mesin e dhjetorit Sislej Xhafa është rikthyer në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, aty ku dikur ishte student. Ai hapi një ekspozitë personale, një rast ku ishin ftuar të gjithë studentët e Akademisë. Ajo mbrëmje ishte rezervuar për artistin shqiptar duke u nderuar nga Akademia.

I njohur botërisht, kthimi në Itali i Xhafës vinte po në 2016, pasi galeria “Arti në shekullin 21” në Romë i ekspozoi një retrospektivë të veprës së tij. Por nga dita e djeshme, dhe përgjatë gjithë vitit një vepër simbolike, pothuaj surreale si shenjë e protestës së heshtur, një bastun gjigant i Sislej Xhafës vendoset para Pallatit të Drejtësisë në Firence.

Kjo vepër është vlerësuar me çmim të madh, duke e shpallur fitues të një gare të rëndësishme të organizuar nga Bashkia e Firences me veprën e cilësuar “J”.

Xhafa ka shpjeguar se vepra e tij paraqet mbajtësen për njerëz të moshuar, dhe është një vepër skulpturë permanente. Në këtë garë kanë aplikuar 228 artistë nga bota ndërsa tema e konkursit kishte të bënte me të drejtat e njeriut.

Artisti shqiptar bashkë me katër artistë të tjerë nga vende të ndryshme të botës janë veçuar si fitues të këtij konkursi, ku veprat e tyre do të vendosen para Pallatit të Drejtësisë, përgjatë vitit 2017. Vepra e Xhafës është një skulpturë rreth 14 metra e gjatë. Ndërsa çmimi i fituar përfshin edhe vlerën monetare prej 136 mijë eurosh.

Ndërsa artisti shqiptar është zgjedhur për të përfaqësuar bienalen e Kosovës në Venecia, hulumtimet e tij kanë të errëtën e fenomenit të turizmit apo ilegalitetit, duke përdorur gjuhë minimale e njëkohësisht ironike apo subversive duke përfshirë në to mediat, pikturat e skulpturat por edhe fotografinë.

“Realiteti është më i fuqishëm se arti. Si artist nuk më intereson të reflektoj në realitet, por dua të ngre pikëpyetje rreth tij dhe ta sfidoj. Edukimi im social nuk përfaqëson aksione lineare e të arsyeshme. Unë i qasem jetën dhe botës me instinkt”, ka thënë më herët Xhafa për punën e tij.

Sislej Xhafa ka lindur në Kosovë në vitin 1970. Ai është një artist tashmë i mirënjohur i artit bashkëkohor me bazë në Brooklyn, New York.

Xhafa është i njohur sidomos për punën e tij investigative në realitetet sociale, ekonomike dhe politike, të cilat lidhen ngushtësisht me zhvillimet e shoqërisë moderne.

Ai i ka eksploruar këto hapësira përgjatë disa viteve, duke vështruar sidomos në fenomene të prekshme të shoqërisë, me një “gjuhë” minimaliste dhe ironike, me skulptura, vizatime dhe performanca fotografike.

“Realiteti është më i fortë se arti. Si artist, unë nuk duhet të reflektoj një realitet ashtu siç shfaqet, por duhet ta vë atë në pikëpyetje. Edukimi im social nuk përqafon veprimet lineare dhe racionale. Unë mbështes një botë dhe një jetë që përbëhet më shumë prej instinkteve primordiale”.

Kështu është shprehur artisti Sislej Xhafa, në intervistën e Gilane Tawadros në vitin 2009.

Në qendër të punëve artistike të Sislej Xhafës është sidomos rezultati social i teorive ekonomike dhe gjithashtu ai konceptual prej marrëdhënieve komplekse mes individëve.

Ai vë në pikëpyetje statusin e ligjshëm të vendit të tij të origjinës, duke u prezantuar si klandestin në pavijonin e Bienales së Venecias, apo kur vihet në vendin e një brokeri që nuk shet dhe blen aksione, por e bën këtë me të ardhurit dhe ata që udhëtojnë në një tren.

Kjo e fundit mban emrin “Stock Exchange”.

Në një shesh në Torino, ai improvizoi një qendër punësimi që në të vërtetë ishte një skenë; në New York ai ka bërë disa punë që pasqyronin konceptin e tij mbi sigurinë dhe stabilitetin.

Në Manhattan, ai përdori një kamion të viteve ’50 për ta mbushur me avokatë të rinj, të cilët lëviznin drejt rrugës kryesore deri në hyrjen ku shkruhej “Avokatë”.

“Ekziston një politikë që ndërpret forcat të cilat përcaktojnë se çfarë është e dukshme dhe çfarë jo, cilat forma të diskursit perceptohen si zhurmë dhe cilat si komunikim, që njihet si e folur por për të cilën rrallëherë flitet”, -thotë Jacob Proctor, në reportazhin e tij “Brenda botës së Sislej Xhafës”.

Ekspozitat më të rëndësishme të Sislej Xhafës kanë qenë brenda eventeve të njohura të artit bashkëkohor si Bienalja e Venecias, aktivitete të artit bashkëkohor zhvilluar në Japoni (2013), Muzeu i Artit Kontemporan në Napoli të Italisë etj.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *