Filmi për Pashkon, ideatori Çili dhe skenaristi Shkullaku shpjegojnë “pse-të”

Postuar më: 28 December 2016 17:17
henri-opinion
 Filmi dokumentar “Pashko, Antagonsti” u shfaq mbrëmë për publikun e gjërë në emisionin “Opinion”, ku ishte i ftuar idetatori Henri Çili dhe skenaristi Armand Shkullaku
 
 Muaji Dhjetor mund të quhet edhe muaji i Gramoz Pashkos, një prej themeluesve kryesorë të lëvizjes antikomuniste që në dhjetor 1990 kulmoi me protestat që do ët shënonin fundin e regjimit komunist në vend dhe fillimin e pluralizmit politik.
Pashko mban meritën e themelimit të ekonomisë së lirë, që i zuri vendin ekonomisë së cetralizuar socialiste. Një dokumentar mbi jetën dhe idetë e tij i realizuar sëe fundmi me ide të Henri Çilit, skenar të Armand Shkullakut, regji të Roland Sejkos dhe mbështetje të Institutit Pashko në UET, u shfaq mbrëmë në emisionin “Opinion” për publikun e gjërë.
Që nga intervista e tij e parë dhënë Zërit të Amerikës në vitin 1989, në kapërcyell të sistemeve, e deri tek largimi i tij nga jeta në mënyrë aksidentale, ky film sjell me pamje dhe intervista jetën e politikanit, ekonomistit, profesorit dhe njeriut Pashko. Përplasja e tij e madhe me Sali Berishën dhe si u pajtua në fund të jetës me të.
 
Si lindi ideja e filmit
 
Ky mund të jetë filmi i parë i plotë që ngërthen jetën e një figure politike të këtyre 26 vjetëve. Ideatori Henri Çili duke folur mbi arsyet që inicoi këtë film dhe më tej emërtimin e Institutit Pashko në UET tha se “kjo erdhi për shkak të një atashimi personal me idetë e Pashkos për liberalizmin, pasi një nga vokacionet e mia në jetën publike është liberalizmi, ideja liberale, prona private, ekonomia e lirë, etj.. Na duhej në kuptimin pozitiv të fjalës t’i kthenim hakun dhe të potenconim përfaqësuesin ose simbolin e këtyre ideve që është Gramoz Pashko”.
Sipas Çilit ka ardhur koha që koha i ka vërtetuar idetë e tij dhe avanguardizmin e tij. Ai theksoi se më shumë se kurrë sot është janë të nevojshme idetë e tij liberale.
 
Ndërsa gazetari Armand Shkullaku, i cili mban firmën e skenaristit, tha se filmi zbulon thuajse gjithë përmasat e Gramoz Pashkos, që me ikjen e tij, mendoj se shënoi edhe fundin e epokës së intelektualit politikan.
“Ne jemi munduar të zbulojmë sa më shumë aspekte nga jeta e një njeriu duke e lënë atë të rrjedhë atë thjesht në dokumentar, si një tablo e një epoke historike, ku personazhi ynë ishte padyshim njëri nga ata që la një gjurmë të veçantë. Jo vetëm si protagonist, por si model i fuqisë së mendjes dhe pasionit të lirisë”- u shpreh Shkullaku .
4 komente për këtë artikull
  1. Berati Ra... at 5:44 am

    AntiKomunist Gramos Pashko?!
    Atehere pse s’themi qe nuk mbeti me asnje shqiptar kamunist!
    Ju thoni se Anrikomunizmi kulmoi me pashkon?!
    Dmth te burgosurit e Spachit e te Qafebarit kishin bere burg per Moz Josifin?!
    As Isa as Caushku nuk e thone kete…

  2. artur m at 10:37 am

    Ky eshte turpi i kombit.Ti thuresh himne tradhetarit te 1997.Pashko kerkonte autonomine e ‘vorio-epirit’ne Kongresin e USA ne korrik te 1997.Ka dyshime te forta qe Pashko ka qene i zgjedhur nga Ramiz Alia per te zbatuar ‘katovicen’.Ju qe ikni mbas ketij tradhetari jeni nga e njejta ‘corbe’

  3. Illo at 2:52 pm

    Po qe se kane evidentuar dhe faktin , qe ka qene autor ui “Teorise zero ” dhe I “cekut te bardhe ” , filmi eshte real , ndryshe nuk mund te quhet film . Zgalem

  4. lluka at 9:27 am

    Eshte per tu pershendetur nisiativa e autoreve per te bere nje film per nje nga figurat qendrore te permbysjes se madhe, nga sistemi ekonomiko-politik diktatorial komunist i modelit stalinist, ne nje sistem politik e eknomik krejte ndryshe. Kalimin pra nga modeli i nje ekonomie teresisht te centralizuar etatiste ne ekonomi te tregut te lire kapitalist e nga sistemi politik diktatorial monopartiak, ne sistemin demokratik pluralist.
    Gramoz Pashko ishte padyshim njohesi me i mire i sistemit ekonomik kapitalist dhe i avantazheve qe kishte sjelle ai ne zhvillimin ekonomik te perendimit, krahasuar me lindjen komuniste. Ishte ideja e tij “terapia e shokut”, pra kalimi i menjehershem ne sistemin kapitalist.
    Per mendimin tim, Pashko, ndonese ishte nje njohes i mire i ekonomise se lire te tregut, fale aftesive e studimeve qe i kishte bere asaj ekonomie si profesor i ekonomise, nuk e njihte sa duhej aspektin e demit te madh social e psikollogjik qe i kishte shkaktuar diktatura shoqerise shqiptare.
    Shqiptaret ne teresi, permbysja e sistemit, i gjeti me humbjen e plote te nocionit te prones private, e duke e konsideruar pronen publike “te perbashket” komuniste si prone te kupoles diktatoriale, me te cilen ishin te frustuar, kaluan ne marrezine e shkaterimit te gjithshkaje.
    Ishte kjo arsyeja ndoshta, qe “terapia e shokut”, kthimi i menjehershem ne ekonomine e tregut te lire, e ktheu Shqiperine nga spitali i mjerimit, ne spitalin psikiatrik.
    Mbaje njeriun te lidhur si skllav me zinxhire per dekada te tera, e kur atij dikush ja heq keto zinxhire, nuk di se kujt t’ja zbraze urrejtjen e shkon e djeg edhe pemet frutore apo shkateron fabrikat, sikur fajin ja kane pasur ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *