Ballina Aktualitet Kronika ‘Eskobari i Ballkanit’/ Sms-ja identifikoi Klemend Balilin në trafikun e drogës

‘Eskobari i Ballkanit’/ Sms-ja identifikoi Klemend Balilin në trafikun e drogës

Zbardhen detaje të reja të dosjes së Klemend Balilit dhe identifikimit të tij në krye të organizatës kriminale që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës Qendrore. Abc News publikon pakujdesinë e Balilit me mesazhet telefonike, që kanë çuar drejtësinë greke të identifikojnë atë si personi që furnizonte biznesmenet grek me drogë.

Identifikimi i Klement Balilit si organizatori i trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas drejt Evropës Qendrore, është zbuluar nga një pakujdesi e vetë biznesmenit sarandiot. Abc News ka mësuar se autoritet greke, edhe pse prej muajsh po hetonin biznesmenët grekë që merreshin më trafikun e drogës, nuk po arrinin të identifikonin dy numra telefoni, një grek dhe shqiptar që përdoreshin nga një person që njihej si “Kelly” dhe që dyshohej si ishte furnizuesi kryesor i drogës.
Kështu, në fillim të muajti mars, biznesmeni grek Georgios Alifandis i kërkon personit me të cilin komunikonte vazhdimisht për ngarkesat e drogës, që deri atëherë njihej vetëm si Kelly, ti dërgonte me mesazh numrin e pasaportës së tij. Vetëm pak minuta pas kësaj kërkese, personi i njohur si Kelly dhe që kishte në përdorim dy nurmat të telefonit, i dërgon me mesazh nr.e pasaportës së tij. Autoritet e drejtësisë greke, me të marrë numrin e pasaportës, e kanë verifikuar atë në sistemin TIMS ku rezulton se “Kelly” është biznesmeni Klemend Balili, që mbante detyrën e Drejtorit Rajonal të Transporteve në Sarandë. Me identifikimin e numrave të telefonit, prokuroria greke ka siguruar qindra biseda telefonike mes Balilit e skafistëve që angazhonte ai për transportin e drogës dhe biznesmenet greke të cilët ishin pritësit e mallit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here