Blendi Fevziu zbulon për herë të parë sa e ka rrogën, por…

Postuar më: 28 December 2016 20:52

fevziu1

Prej dy dekadash qëndron në ekran me debate e intervista ekskluzive për çështjet më të rëndësishme të ditës, çka e bën atë figurën më të njohur për publikun. Por sot Blendi Fevziu ka lënë rolin e intervistuesit për t’u ulur në këndin e të intervistuarit.

Shumë vite punë si gazetar, duke drejtuar pyetje mbi problematikat që ndeshim çdo ditë, autor i disa librave, dhe plot pasione për udhëtimet, sot ai ka provuar si është të jesh në rolin e të intervistuarit në këndin e ekselencës në “Vila 24” në “News 24”.

Si është të jesh në rolin e të intervistuarit?
Nuk bëj dallim mes atij që intervista është gjinia më e komplikuar e gazetarisë. Është më e vështirë të bësh pyetje, sesa të përgjigjesh. Shpesh herë mund të dështosh me zgjedhjen e personazheve. Shpesh herë harxhon orë të tërë me telefonata për të ditur se çfarë opinione kanë për çështje të ndryshme, apo që ndodhin gjatë ditës. I monitorojnë qasjet e personazheve të ndryshme në rrjetet sociale. Po ndodh që ndryshe shkruajnë në rrjete sociale një ditë më parë, e tjetër qëndrim kanë për të njëjtën ngjarje një ditë më pas.

Do ta ndërronit me ndonjë profesion tjetër?
Unë kam pasione të tjera. Do të shkruaja. Ashtu siç bëj edhe tani. Mund të bëja reportazhe shumë të mira, sidomos udhëtimesh, gjë që unë e kam ushtruar. Më pëlqejnë shumë udhëtimet, dhe mund të isha bërë një agjent udhëtimesh. Mund të bëhesha në “tour guide” shumë i mirë në Shqipëri.

Çfarë ju ka mbetur në mendje nga udhëtimet?
Çdo vend ka të bukurën e vet. Ne kemi qenë vend në izolim, dhe kemi filluar të lëvizim vonë. Unë jam ulur për herë të parë në një avion kur isha 20 vjeç,. Deri atëherë unë kisha bërë vetëm rrugën Tiranë-Durrës, edhe për këto udhëtime angazhohej gjithë familja. Të bënte gati bukë të merrje me vete, se po udhëtoje jashtë Tiranës. (qesh)

Udhëtoni vetëm apo me familjen?
Varet nga vendet ku shkoj dhe nëse jam apo jo për punë.

Festat ku keni menduar t’u kaloni?
Diku në Europë dhe me një grup miqsh.

A shpenzoni shumë në udhëtime?
Nuk harxhon kurrë shumë në udhëtime, nëse di si të shpenzosh. Shqipëria ka çmimet më të larta të udhëtimit, kemi biletat me çmimet më të larta të udhëtimit. Dhe kjo vjen për arsye të monopoleve. Por po dole nga Shqipëria udhëtimet nuk janë kaq të shtrenjta.

Njerëzit janë të interesuar sa e keni rrogën?
Rroga është një kontratë personale. Lidhet me rrethanat. Unë kam qenë ndër gazetarët e parë në Shqipëri që nuk kam qenë dakord me një kontratë standarde, por në varësi të reklamave që sjell. Pra nuk paguhem njësoj në çdo vit. Jam ndër gazetarët që rri në çdo moment në vëmendje të matjes së audiencës. Unë e kam raportin drejtpërdrejt më shikuesin. Unë paguhem shumë. Standardi im i jetesës nuk vjen vetëm nga rroga, por nga një lloj trashëgimie nga familja ime. Edhe nga librat e mi kanë ardhur fitime. Librin nuk e kontrollon dot sa shiti, si u shit. Por unë kam patur një kontratë fillimisht me blerësin.

Sa libra shitet në panair?
Diku 5 mijë kopje.

Pasioni me librin kur ka nisur?
Dy prindërit e mi ishin mësues letërsie dhe unë jam rritur me librat. Pasioni im me librin ka nisur “që kur kam hapur sytë”, në kuptimin kur kam krijuar vetëdijen time. Në shtëpinë time nuk ka munguar kurrë biblioteka. Kam filluar të lexoj që i vogël, kam lexuar një novelë të një shkrimtari rus për herë të parë, pas librave me përralla për fëmijë, dhe më ka pëlqyer shumë…

I kam bërë disa sugjerime vajzës, nuk më ka dëgjuar. I kam sugjeruar librat e Zhyl Vernit, por nuk më ka dëgjuar. Është një kohë tjetër, është një botë tjetër.

Me vajzën e madhe impresionohem se sa informacion ka ajo për gjërat. Kam shkuar në shkollën “Partizani” në një takim me nxënësit e ekselencës dhe jam habitur sa informacion kanë, në krahasim me brezin tonë atëherë shumë-shumë më tepër.

Si jeni njohur me Inesin?
Ishim shumë të rinj. Unë isha student. U njohëm në parkun Rinia.

Shohim që keni 2 ora…
Ora është e shtrenjtë, por në raport me të ardhurat e mia nuk është shumë e shtrenjtë.

Ambasadori tha për gjykatësit dhe prokurorët që paguhen me fonde publike. Mua më pëlqen t’i harxhoj të ardhurat për udhëtime.

Për pamjen tuaj shpenzoni shumë?
Shpenzoj por jo shumë. Ideja e veshjes me firmat më të fundit, shpeshherë i kthen në dordolecë ata që përpiqen të imitojnë personazhet e Instagramit.

Po me gatimin si jeni?
Unë kam jetuar për një periudhë të gjatë vetëm. Gatimi ka qenë një dimension por kurrë jo kuzhinier i mirë. Nuk hyj në një gatues të mirë. Jam tradicional në ushqimin shqiptar.

A i keni realizuar pritshmëritë tuaja?
Çfarë janë pritshmëritë në jetën e njeriut?! Gjithmonë njeriu ka pritshmëri më të mëdha se ato që realizohen. Me kalimin e kohës ëndrrat vijnë dhe shtrydhen dhe ti shkon më tej drejt realitetit. Suksesi im nuk varet vetëm nga karriera. Zhaklin Kenedi thoshte se nëse nuk keni rritur fëmijë të mbarë dhe të suksesshme nuk keni bërë asgjë.

Në momentin që emisioni më bëhet një detyrë dhe jo kënaqësi do e mbyll. Kam edhe hobe dhe pasione të tjera. Unë i kam aq mundësi edhe të mos punoj me të ardhurat e familjes. Unë filloj ditën diku rreth orës 11 dhe fle në orën 3 të mëngjesit.

Nëse do ftonit një emër botëror, kush do ishte?
Do isha shumë i interesuar për Mihal Gorbaçov. Një personazh që lidhet me një moment kyç me ndryshimin e jetës sime personale. Ka ndryshuar jetën e të paktën 1 miliard njerëzve në botë, përfshi dhe mua. I pata shkruar një letër diku në vitin ‘99, arrita të gjeja mundësinë që t’i shkonte letra. Ai mu përgjigj dhe me një dhuratë, një orë me foton e tij. Unë nuk e dija që Gorbaçov lëvizte me intervista diku me 100 mijë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *