Auditi Bankar, leksion i hapur me studentët e masterit UET

Postuar më: 02 December 2016 11:25

doridaDorida Stambolla, Drejtore e Auditit të Brendshëm në Raiffeisen Bank dhe Kryetare e Komitetit të Auditorëve të Brendshëm pranë Shoqatës së Bankave ishte e ftuar sot për një leksion të hapur me studentë e pedagogë të Fakultetit Ekonomik në UET.

Drejtoresha e Programeve Master, Orkida Ilollari, bëri të ditur se ky leksion realizohet në kuadër të përfshirjes në kurrikulat e Programeve Master 20 për qind të leksioneve me pjesëmarrjen e CEO-ve dhe specialistëve nga fusha të ndryshme.

“Lidhja e studimeve me tregun e punës dhe realizimi i një praktike në auditor do të realizohet në kurrikulat e përmirësuara duke ftuar CEO të kompanive më të mëdha në vend ose specialistë të fushave të ndryshme për të dhënë leksion me studentët e Masterit mbi çështje që prekin jo vetëm teorinë, por praktikat më të reja që ndiqen sot në tregun e punës. Për të kuptuar se si realizohet Auditi i Brendshëm në sektorin bankar studentët kishin mundësinë sot të kishin përballë një specialiste të kësaj fushe, Drejtoreshën e Auditit të Brendshëm në Raiffeisen Bank dhe Kryetare e Komitetit të Auditorëve të Brendshëm pranë Shoqatës së Bankave. Kjo strategji do të ndiqet dhe në lëndët e tjera të Masterit, gjë që synon afrimin e studentëve më pranë tregut të punës”, – theksoi Ilollari.

Zonja Stambolla foli mbi auditin bankar, rolin e tij dhe aplikimin e standardeve ndërkombëtare në auditimin e brendshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *