Ballina Aktualitet Kronika Rikthehen reshjet, Ministria: Rrezikon Lezha dhe Shkodra

Rikthehen reshjet, Ministria: Rrezikon Lezha dhe Shkodra

auto_permbytje-shkoder1476614109Dy ditët e para të javës pritet të karakterizohen nga reshje të dendura shiu, kryesisht në zonat veriore e verilindore të vendit.

Në bazë të parashikimeve të meteorologëve, Ministria e Bujqësisë njofton se reshjet e shiut mund të shkaktojnë probleme në zonat e ulëta, si Lezha e Shkodra.

Në kuadër të masave për parandalimin e përmbytjeve, Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u ka kërkuar Bordeve te Kullimit dhe strukturave të tjera që të jenë në gatishmëri, të mbajnë në gjendje pune dhe nen monitorim të vazhdueshëm hidrovoder, argjinaturat dhe të kenë në gjendje pune të gjithë ekskavatorët dhe mjetet e tjera.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here