Një reflektim mbi pavarësinë

Postuar më: 28 November 2016 10:01

Besim NdregjoniNga Besim Ndregjoni* 

Pavarësia e Shqipërisë u fitua me shumë mund, përmes sakrificës së mjaft patriotëve, por në vitin 1944 vendi që u çlirua nga pushtuesit nazistë u “ripushtua” nga forcat komuniste që ndërtuan një diktaturë. Kemi nevojë për një reflektim të tillë, shkruan Ndregjoni

Sot mbushen 104 vite që kombi im me emrin e bukur dhe domethënës Shqipëri kremton mëvetësinë e saj kombëtare, duke iu qëndruar dallgëve dhe rrufeve politike shoviniste të fqinjëve. Këtë ditë të shenjtë e të lumnueme e ban çdo shqiptar krenar përpara botës së qytetrueme. Para 5 shekujsh më 28 nëntor 1443 heroi legjendar Gjegj Kastrioti Skënderbeu në këtë datë ngriti në Krujën historike dhe u betua në këtë. Mbas 4 shekujsh më 28 nëntor 1912 historia përsëritet dhe plaku i urtë e i mençur me burra nga të gjitha trevat shqiptare, Ismail Qemal bej Vlora do të ngrinte flamurin tonë kombëtar duke e shpallur Shqipërinë të pavarur. Kjo ditë e shenjtë prej zotit çdo shqiptar kudo që ndodhet në Preshevë, në Filat e Prevezë, në Ulqin e Shkup, Prishtinë e Tiranë, dhe në të gjithë rruzullin tokësor na tregon identitetin tonë kombëtar,. Na ban krenar dhe të denjë për emrin tonë shqiptar. Me këtë flamur përballuam pabesitë europiane dhe të fqinjëve tanë të këqij. Se një fjalë e moçme thotë “Fqinji i keq është për dreq”. Më 28 nëntor 1955 lindi heroi i shqiptarisë, komandanti, syzgalemi i Kosovës së kombit shqiptar Adem Jashari. 28 nëntori është festë gjithëshqiptare që nuk përjashton asnjë shqiptar apo krahinë sepse gjatë gjithë historisë ringjalli, mbajti, kultivoi, dhe ushqeu shpresën e lirisë e barazisë me kombet europiane. Gëzuar kombi im ditën e pavarësisë, ditën e lumnueme prej Zotit, 28 nëntorin. Në këto 104 vite kombi im Shqipëria, dhe shqiptarët kaluan periudha të vështira si nga armiqtë e jashtëm ashtu dhe nga vetë na shqiptarët.

Reflektim për 29 nëntorin ku 72 vite më pare kombit tonë të dashur iu instalua me forcën e armëve “guberna komuniste” e diktatorit Enver Hoxha, e cila për 45 vite u bë diktatura më e pashembullt për gjysmë shekulli që pasoi.

Para disa ditësh Kryeministri ynë Edi Rama postoi në faqen e tij në Twitter, një kartolinë urimi ku në krahët e shqiponjës shkruajti “Gëzuar festat 28 e 29 nëntorin dhe në mes të saj vendosi simbolin e diktaturës, yllin e kuq të bolshevizmit. Prita ndonjë reagim nga politika, por u shoqërua nga heshtja, media heshti, e ashtuquajtur shoqëri civile heshti, simbolet e diktaturës në Shqipëri janë të ndaluara me ligj dhe me kushtetutë, por kryeministri i shqiptarëve nuk pyet as për ligj as për kushtetutë. Kur krimi nuk dënohet ai është i destinuar të përsëritet. Përse ma përçudnon shqiponjën zoti Kryeministër! Kryeministër, po ju a jeni tradhtar i sistemit ku jemi, që përbuzni shqiptarët që u vranë nga data 29 nëntor. Nënat, motrat, djemtë kërkojnë eshtrat t’u bëjnë një varr dhe at mundësi nuk e kanë se ju heshtni ndaj të drejtës njerëzore të tyre. Juve, nuk ju dhimbsen as dëshmorët komunistë po mos të jetë data 29 nëntori i Enver Hoxhës.
Bilanci që solli data 29 nëntor 1944 është e publikuar kur mbi 6000 veta u pushkatuan dhe këto pushkatime filluan që para datës 29 nëntor, mbi 30 mijë të burgosur politikë vetëm se nuk deshën “gubernën” e krimit, mbi 50.000 familje të internuara që nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 90-vjeçare. Shkatërrimi total i shoqërisë me formimin ideologjik të “njeriut të ri “ duke e zhveshur nga çdo lloj mentali moral e shoqëror. Kurse mazhoranca politike do të evokojë “betejat e lavdishme” të epopesë së luftës kaçake nën drejtimin e “komandantit legjendar” sajesa të fantazive të poetëve dhe historianëve të regjimit, që kurorëzohet me një shifër imagjinare të 28.000 dëshmorëve, lista e të cilëve nuk pa kurrë dritën në historiografinë 72-vjeçare, si për të dëshmuar faktin se ishte gjetje e bukur e imagjinatës së ndonjërit që vendosi t’i japë çdo km katror të truallit shqiptar një martiri imagjinar të luftës për komunizëm. Data 29 nëntor i bëri shqiptarët komunistë vrasës të vëllezërve të tyre dhe spiunë të tyre. Diktatura komuniste në Shqipëri para 72 viteve, u lind nga gënjeshtra, u rrit me dhunë të organizueme, u mbajt me arbitraritet e çizme ushtarake dhe u mbështet nga antishqiptarët, armiq shekullor të ekzistencës së kombit tonë. Cila mendje normale, cila ndërgjegje njerëzore, cila gojë që shqipton fjalën dashuni gjen sot guximin e marrëzishëm dhe shtazarak me rikujtue tmerret e së kaluarës komuniste, dhe me një farë krenarie neveritëse. Ata që rikujtojnë datat simbol të diktaturës, ata janë turpi i kombit. Sot diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushojë në gjumin e vdekjes pa ringjallje. Por, çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar në errësirat e burgjeve të natës pa hënë, që sot akoma janë pa varr. Çfarë të themi për mijëra familje me shtëpi të prishura dhe sot pa një vatër familjare ku të mblidhen së bashku. 4500 familje presin eshtrat e humbura. Në çdo datë 29 nëntor NE ,do të kujtojmë krimet që solli kjo datë. Dhe do t’i kujtojmë Ata, e reflektojmë mbi krimet komuniste që mos t’i rivrasim përsëri. Mos na e përbaltni 28 nëntorin me ditën e zezë kombëtare njëzet e nëntën. Përbuzja dhe heshtja iu përket kriminelëve, Neve, na përket nderimi, si detyrim për mos i rivrarë si data 29 nëntor!

*kryetar i shoqatës së të përndjekurve

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *