‘Kanabisi’, Nishani: Do thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Postuar më: 01 November 2016 12:54

Bujar NishaniPresidenti Bujar Nishani, nga qyteti i Shkodrës, ka folur mbi situatën e kanabisit që ka përfshirë Shqipërinë.

Në fjalën e tij Nishani ka theksuar se kanabisi është një fenomen i përmasave të mëdha që ofron kriminalitet, duke e larguar qytetarin nga prodhimtaria.

Kreu i Shtetit bëri gjithashtu me dije se do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të përballuar luftën me kanabisin.

Presidenti Nishani ishte në një leksion të hapur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku ngriti shqetësimin mbi nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, duke nënvizuar se po dëmton Shqipërinë.

Duke folur për integrimin, Nishani u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE.

“Gjykoj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Proçesi zgjerimit të be duhet të vazhdojë. Të mos bëhen diferenca me vendet e tjera të rajonit”.

Nishani shtoi më tej se “e drejta e pronës është katandisur keq, duke u bërë objekt debatesh politike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *