Arrestohet biznesmeni, i la 5 milionë lekë në tryezë gjyqtares dhe u largua duke qeshur

Postuar më: 07 November 2016 12:44

biznesmeniArrestohet biznesmeni që i ofroi 500 mijë lekë ryshfet gjyqtares, duke ia lënë në tavolinë.

Ervin Braho, dosja e të cilit është dorëzuar në gjykata nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar në pranga, pasi ishte person i shpallur në kërkim.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases S. Gj., me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar ti japë në formë rryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milionë lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore”­, njofton policia.

Sipërmarrësi akuzohet se ka kryer veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve e funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Biznesmeni u hetua në mungesë, pasi ai ishte larguar nga Shqipëria që prej kohës kur ndodhi ngjarja.

Në janar të këtij viti, biznesmeni Ervin Braho, nga Pogradeci, u shpall në kërkim, pasi gjyqtarja Selvije Gjonçaj bëri kallëzim penal ndaj tij.

Biznesmeni kishte hapur me kompaninë e tij një proces gjyqësor kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, shkruan Panorama.

Në padinë e bërë në Gjykatën Administrative, kompania e biznesmenit akuzonte ministrinë se ka penguar ndërtimin e një HEC­i mbi lumin Mat, ku përfituese ishte pikërisht firma e Ervin Brahos.

Pala paditëse ka qenë kompania “Albanian Hidropower 2013”, e cila hapi gjyq me ministrinë, pas anulimit të kontratës për ndërtimin e HEC-­it në lumin Mat.

Gjatë shqyrtimit të padisë, mësohet se në proces janë ndryshuar tre gjyqtarë, derisa biznesmeni tentoi të jepte ryshfet te trupa gjykuese që po shqyrtonte çështjen në janar 2016.

Pas ngjarjes së ndodhur e të denoncuar nga Selvije Gjonçaj, edhe kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga çështja, pasi njoftoi menjëherë Policinë sapo konstatoi zarfin e lënë në zyrën e saj.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por biznesmeni arriti të largohej dhe më pas u shpall në kërkim me akuzën e korrupsionit.

Gjyqtarja kishte kundërshtuar lënien e zarfit në tavolinën e saj, por biznesmeni 35 ­vjeçar ka qeshur dhe është larguar shpejt./Dritare.net

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *