Një tjetër foshnje vdes në maternitet. Rasti i tretë brenda muajit

Postuar më: 14 October 2016 15:51

materniteti-koco-glozheni

Një tjetër foshnjë ka ndërruar jetë në meternitetin Koço Gliozheni. Sipas burimeve të policisë, një 21-vjeçare nga Fushë-Kruja, shtatzënë në muajin e nëntë kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

E reja ka mbërritur rreth orës 18:00 në një nga maternitetet e Tiranës,për të lindur. Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje.
Një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur vdiqën rreth një muaj më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa në Pogradec një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *