Historia perverse që po rrezikon garën e Hillary Clinton

Postuar më: 29 October 2016 11:56

Huma Abedin e dinte se i shoqi ishte pervers.

Por ajo nuk e dinte se problemet e tij seksuale do ndikonin jo vetëm jetën e saj, por edhe të gruas, të cilës i ka dedikuar veten.

Të premten FBI bëri të ditur se ka gjetur emaile të tjera në lidhje me hetimin që po i bëhet serverit sekret të Hillary Clinton.

Ky lajm shokues është i paprecedent në historinë zgjedhore të SHBA.

Vetë Clinton ka reaguar duke kërkuar që FBI të shpjegohet pa asnjë vonesë.

Emailet e fundit të Clinton janë zbuluar gjatë një tjetër hetimi, atij për Anthony Weiner, bashkëshortin e ndihmëses së ngushtë të Clinton, Huma Abedin.

Pajisjet i përkasin Weiner, një ish-kongresmen i profilit të lartë, por që shkatërroi karrierën e tij për shkak të fiksimit që t’u dërgonte foto e video seksuale femrave online- të cilat nuk i takonte kurrë.

Bota e tij u shemb përfundimisht më 21 shtator kur Daily Mail zbuloi se ai kishte muaj që i dërgonte mesazhe seksuale një gjimnazisteje 15-vjeçare.

Ai i shkruante asaj se i ishte ngrehur.

“Do të ta shkatërroja atë p… e vogël,” i shkruante ai, teksa i dërgonte fotot nudo.

Ai tha se fantazonte sikur po e përdhunonte.

Wiener e dinte se ajo ishte 15 vjeç, pasi ajo ia kishte thënë.

Gjatë kohës që i dërgonte mesazhe seksuale, ai ishte akoma i martuar me Abedin.

Ai i ankohej adoleshentes për mungesën e jetës seksuale- ai shkruante se kujdesej për djalin e tyre, teksa e shoqja bënte fushatë për Hillary Clinton.

Pas publikimit të mesazheve, policia dhe FBI nisën hetimet.

Ata sekuestruan edhe laptopin e çiftit.

Mendohet se aty mund të jenë gjetur emailet e Clinton.

Huma Abedin thotë se ishte ndarë me të shoqin që në gusht, kur u zbulua një tjetër skandal seksual i tij.

Abedin ka qenë prej shumë kohësh ndihmëse e Hillary Clinton, që kur ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka qenë në krah të Hillary që në kohërat e turbullta të aferës së bashkëshortit Bill Clinton me Monica Lewinsky e deri tani që ajo kishte nisur marshimin drejt presidencës amerikane.

Por në metrat e fundit, ka dalë një pengesë e fortë.

Garë më interesante se kjo nuk është parë ndonjëherë në historinë moderne amerikane të zgjedhjeve presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *