Divorci, 5 mënyra si t’iu thuhet fëmijëve

Postuar më: 15 October 2016 18:39

Ndarja-640x349

Divorci, edhe pse vendoset së bashku dhe në një mënyrë të qetë, është gjithnjë i dhimbshëm. Para së gjithash nëse në mes janë fëmijët.

Nuk ekziston një rregull universal i vlefshëm për t’iu shpjeguar fëmijëve ndarjen e prindërve: modalitetet dhe koha, varen nga mosha e fëmijës si dhe nga gjendja e tij shpirtërore. Këshillimi tek një ekspert që mund t’u mbështetë në këtë situatë të vështirë, është gjithnjë një zgjidhje e shkëlqyer. Psikoterapia ndihmon prindërit dhe në vijimësi, i bën fëmijët të mos vuajnë nga kjo situatë.

Kur i thuhet – Para së gjithash, të supozojmë se nuk është gjithnjë e nevojshme të verbalizohet situata, ose t’i shpjegohet fëmijës me fjalë. Në të vërtetë, deri 4 vjeç, ekspertët këshillojnë se është e kotë të bëhet një diskutim sa i takon ndarjes. Pikërisht, sepse në këtë fazë të rritjes, fëmijët nuk zotërojnë aftësinë e përshtatshme për të kuptuar gjëra të tilla.

Të jeni gjithnjë – Një nga gjërat e para që duhen bërë, kur një çift divorcohet, është që fëmija të ndiejë pikërisht praninë e prindit. Akoma para se të flitet për ndarjen, është mirë që fëmijët të mos kenë ndjenjën e braktisjes dhe të dashurisë së vazhdueshme të të dy prindërve.

Si t’u thuhet – Kur fëmijët kanë moshën e duhur për të kuptuar një diskutim relativ për ndarjen, i verbalizuar sipas rasteve në mënyrë të ndryshme, është e rëndësishme të nënvizohet që prindërit duhen akoma dhe se gjithnjë kështu do të ndodhë. Por që kanë vendosur të jetojnë në dy shtëpi të ndara. Fokusimi tek të mirat reciproke dhe të dashurisë për fëmijët, janë hapat e para që duhet të bëhen për diskutime të tilla.

Të flitet me të njëjtën mënyrë – Disa çifte, parapëlqejnë të flasin së bashku me fëmijët, ndërsa të tjerë në mënyrë veç e veç. Ajo që duhet të vendoset së bashku, është thelbi i diskutimit për të shmangur konfuzionin e fëmijëve dhe për të shmangur edhe nëse padashur, mbajtjen e anës së njërit prind ose të tjetrit.

Mos i flisni kurrë keq për njëri-tjetrin – Ekzistojnë rregulla të qarta sa i takon diskutimit të ndarjes me fëmijët. Njëri nga këto është të mos flitet asnjëherë keq për njërin apo tjetrin prind. Ashtu siç është e rëndësishme të mos këshillohet asnjëherë që një fëmijë të mbajë anën e mamasë apo babait. Ndjenja të mundshme hakmarrjeje apo revanshi e zemërimi, duhen sqaruar mes të rriturve dhe të lihen lag fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *