Princesha për një ditë…

Postuar më: 11 September 2016 19:18

Këto pamje spektakolare tregojnë debutantet e reja teksa bëhen princesha për një ditë.

Vajzat e reja janë pjesë e një prej ballove më me shkëlqim në Londër.

Bëhet fjalë për ballon e Mbretëreshës Sharlotë.

Ajo organizohet në hotelin ‘Royal Horseguards’.

Një ftesë për të marrë pjesë në ballo nis nga 2500 sterlina.

Balloja daton për herë të parë këtu e 236 vjet më parë, kur Mbreti Xhorxhi III festoi ditëlindjen e të shoqes.

Që prej atëherë, debutantet e reja prezantoheshin përpara Mbretit ose Mbretëreshës deri në vitin 1958.

Tashmë balloja vazhdon stilin e saj, duke shënuar një moment kulmor në atë që njihet si Sezoni i Londrës.

Aristokracia feston me shkëlqim rikthimin në Londër pas mbarimit të sezonit të gjuetisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *