Ballina Aktualitet Foto/ Spanjë, treni del nga shinat, 4 të vdekur, 49 të plagosur

Foto/ Spanjë, treni del nga shinat, 4 të vdekur, 49 të plagosur


Të paktën katër persona janë vrarë dhe 49 janë plagosur pas rrëzimit të trenit afër O Porrino në veriperëndim të Spanjës, njofton BBC.

Rreth 60 pasagjerë ndodheshin në një tren portugez kur doli nga shinat në orën 9:30 (7:30 GMT) në afërsi të stacionit të qytetit. Trenisti është ndër të vdekurit.


Një vagon doli jashtë plotësisht, ndërsa dy të tjerët – pjesërisht.

Punonjësit e emergjencës janë në vendin e ngjarjes. O Porrino ndodhet në jug të qytetit galician Vigo. Afër kufirit me Portugalinë.

Në korrik 2013, Spanja pësoi një nga përplasjet më të këqia të trenave në të njejtin rajon, kur një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat në afërsi të Santiago de Compostela duke vrarë 79 persona dhe duke plagosur 170. Shoferi nuk arriti t’i mbante frenat përpara një kthese.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here