Dokumentari i huaj/ Shqipëria po bëhet mali i plehrave të Europës

Postuar më: 22 September 2016 16:37

Pak muaj pasi qeveria Rama kishte ndaluar importin e të gjitha mbetjeve, një dokumentar i “Journeyman.tv” tregonte me fakte se, mbetjet në Shqipëri vazhdonin të futeshin, madje edhe ato të rrezikshmet.

Dokumentari rreth 29 minuta titullohej “Vendi i Mbeturinave/ Si po bëhet Shqipëria mali i plehrave europiane”.

Gazetarët raportonin se megjith ndalimin e importit nga qeveria Rama, ky aktivitet vazhdonte, kryesisht për letrën dhe skrapin. Ata intervistuan edhe kryeministrin Rama, i cili në mënyrë të prerë mohonte importin

Faktet tregonin të kundërtën e asaj që thoshte kryeministri i Shqipërisë në mikrofonin e gazetarëve të huaj.

Shqipëria, – thuhet në këtë dokumentar, – vazhdon të jetë e kërcënuar nga një katastrofë ekologjike dhe e rrezikon të bëhet mali i plehrave europiane.

Sot mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama dërgoi në parlament një ligj të ri për plehrat, jo për të shtrënguar masat për të mos lënë që mbetjet e Europës të hyjnë në Shqipëri, por për ta legalizuar ardhjen e tyre.

Një ligj që rrëzon të gjithë betejën që Edi Rama pati bërë kur ishte në opozitë.

Edi Rama në parlament kur votohej për të ndaluar importin e plehrave kishte tjeter qasje.

Sot, më shumë se dje kur importi i plehrave ndalohej, Shqipëria është në rrezik nga plehrat.

Qindra mijëra tonelata nga vende te ndryshme  të botës do të zbarkojnë në një vend, ku ashtu siç thoshte kryeministri Rama në fund të vitit 2013, e ka të pamundur të kontrollojë ruajtjen e standardeve dhe është më shumë se kurrë nën ndikimin e interesave të jashtëzakonshme financiare, që këtë herë lidhen me fatkeqësinë e shqiptarëve.

Këtë fakt e pranon edhe vetë mazhoranca. Duke vënë në dyshim aftësinë e autoriteteve shqiptare për të kontrolluar mbetjet po ashtu edhe besueshmërinë e Ramës ndaj publikut, LSI propozoi që grupe të shoqërisë civile të kontrollojnë mbetjet ne dogana ndonëse nuk thotë se me ç’mjete do t’i kontrollojnë ato.

Nga njëra anë LSI e nxjerr të pabesueshëm Edi Ramën, nga ana tjetër, duke mos patur më guximin për të dalë hapur kundër tij, u thotë shqiptarëve të dalin nëpër dogana për t’i monitoruar mbetjet.

Po kaq qesharake është mbrojtja që Edi Rama po i bën këtij vendimi. Ai nxori Eduard Shalsin për ta përdorur edhe njëherë në një betejë me moral të humbur. Shalsi ne emisionin Opinon nuk dha dot një arsye se përse Shqipëria kishte nevojë të importonte mbetje.

Shalsi përmendi një marrëveshje mes Erion Veliajt dhe bashkisë së Veronës për të përpunuar mbetjet. Investimi i Veliajt në industrinë e riciklimit të mbetjeve nga njëra anë dhe ai Ramës nga ana tjetër dyshohen se janë arsye se perse Edi Rama po e lejon importin e mbetjeve.

Rama dikur shprehej: Interesa të jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve në nevojë në mungesë të qeverive dhe shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre kombeve.

Në këtë rast pyetja është: interesave të kujt po u shërben Edi Rama sot?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *