Burg për gazetarët, riformulohet neni 13 për Prokurorinë e Posaçme

Postuar më: 18 August 2016 14:47

1-Liriete-shtypit-600x337-1Pas kritikave nga gazetarët, ekspertët do të riformulojnë nenin 13 të ligjit për Prokurorinë e Posaçme që do të krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.

Sipas nenit 13, gazetarët që investigojnë punën dhe veprimtarinë e SPAK dënohen deri në 3 vite burg.

Kjo gjë shkaktoi reagime të shumta dhe të Shoqatës së Gazetarëve, e cila ditën e djeshme iu drejtua Kuvendit për të mos miratuar këtë pr/ligj, që cënon lirinë e medias. Pas kësaj, deputët dhe ekspertët vendosën që të riformulojnë këtë nen pasi shkakton keqkuptime.

Ja neni 13 që dënon gazetarët me 3 vite burg nëse investigojnë SPAKU-n:

Neni 13, pika 3,: “Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *